Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat 9 Tetor 2019- 9 Nentor 2019

Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise

Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat”

( 9 tetor- 9 Nentor 2019)

Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al

(Online Medical Information)

Qellimi i aktivitetit

Qellimi i ketij aktiviteti eshte informimi i profesionisteve te fushave te ndryshme te mjekesise persa i perket perdorimit te sigurte te suplementeve bimore dhe ushqimore qe ne nivel global kane nje trend rrites dhe konsiderohen nga shume si alternativa zevendesuese te mjekimeve tradicionale. Si cdo produkt tjeter edhe keto kane efekte anesore dhe duan perkujdesje ne perdorim. Per kete arsye duhen informuar profesionistet e shendetesise ne menyre qe te bejne nje zgjedhje me te sigurte dhe te edukojne dhe pacientin per perdorimin e drejte te suplementeve.

Objektivat e aktivitetit

Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:

Njohurite e profesionisteve te shendetesise duhen shtuar dhe riperterire ne fushen e perdorimit te suplementeve bimore dhe ushqimore. Nje profesionist i mireinformuar ndihmon ne rritjen e cilesise se shendetit te pacientit

Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:

Per te qene ne nivelin e duhur bashkekohor  te perdorimit, trajtimit dhe te perkujdesjes ndaj pacienteve me rritjen e njohurive per perdorimin me te sigurte te mundshem te suplementeve

Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:

Ky trajnim ka per qellim perfshirjen e gjithe profesionisteve te shendetesise ne promovimin e nje jetese te shendetshme dhe ne parandalimin e nderveprimeve te mundshme te padeshiruara  mes barnave dhe suplementeve qe con ne probleme me shendetin e pacientit

Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti:

Mjeke specialiste

Mjeke familje

Farmaciste

Mjek Stomatologe

Infermiere

Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.

Testi eshte i perbere nga 20 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.

Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit

(9 Tetor – 9 Nentor 2019)

Pagesa e trajnimit eshte 2700 leke dhe behet ne banke nese merret me shume se 70 % e testit.

Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.

Suksese dhe pune te mbare!

Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interesit komercial.

Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.

KY AKTIVITET ESHTE I AKREDITUAR NGA QKEV DHE I JANE NJOHUR 9 KREDITE.

6 Thoughts on “Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat 9 Tetor 2019- 9 Nentor 2019”

  • Pershendetje te nderuar kolege.

    Une jam moderatorja online e aktivitetit qe do zhvillohet nga data e sotme 9 tetor deri ne date 9 nentor 2019.
    Per cdo pyetje dhe paqartesi mund te kontaktojme bashke ne kete rubrike diskutimesh ose te shkruani ne adresen e emailit info@omi.al .

    Faleminderit dhe pune te mbare

  • Ana pershendetje. Testet e aktivitetit do behen aktive sot. Por doja te te kujtoja qe ke afat 1 muaj per leximin e materialeve dhe me pas plotesimin e testit. Do te lutesha te mos nxitohesh pasi testi mund te jepet vetem 1 njehere, dhe per te marre kreditet duhet te merrni mbi 70 % te testit. Faleminderit

  • Pershendetje un e bera testin dhe dola me rezultatin 90%, si procedohet me tutje dhe pjesa e krediteteve si funkisonon, kalon automatikisht tek qkev ?

Leave a Reply