Suplementet ushqimore/ bimore, përdorimi i tyre para dhe pas pandemisë COVID 19, siguria, ndërveprimet me barnat dhe cështjet legjislative. Moduli I 27 Shtator -27 Tetor 2026
Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise
“Suplementet ushqimore/ bimore, përdorimi i tyre para dhe pas pandemisë COVID 19, siguria, ndërveprimet me barnat dhe cështjet legjislative. Moduli I “
(27 Shtator -27 Tetor 2026)
Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al
(Online Medical Information)
Qellimi i aktivitetit
Qellimi i ketij aktiviteti eshte informimi i profesionisteve te fushave te ndryshme te mjekesise persa i perket perdorimit te sigurte te suplementeve bimore dhe ushqimore qe ne nivel global kane nje trend rrites dhe konsiderohen nga shume si alternativa zevendesuese te mjekimeve tradicionale. Si cdo produkt tjeter edhe keto kane efekte anesore dhe duan perkujdesje ne perdorim. Per kete arsye duhen informuar profesionistet e shendetesise ne menyre qe te bejne nje zgjedhje me te sigurte dhe te edukojne dhe pacientin per perdorimin e drejte te suplementeve.
Objektivat e aktivitetit
Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:
Njohurite e profesionisteve te shendetesise duhen shtuar dhe riperterire ne fushen e perdorimit te suplementeve bimore dhe ushqimore. Nje profesionist i mireinformuar ndihmon ne rritjen e cilesise se shendetit te pacientit
Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:
Per te qene ne nivelin e duhur bashkekohor te perdorimit, trajtimit dhe te perkujdesjes ndaj pacienteve me rritjen e njohurive per perdorimin me te sigurte te mundshem te suplementeve
Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:
Ky trajnim ka per qellim perfshirjen e gjithe profesionisteve te shendetesise ne promovimin e nje jetese te shendetshme dhe ne parandalimin e nderveprimeve te mundshme te padeshiruara mes barnave dhe suplementeve qe con ne probleme me shendetin e pacientit
Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti:
mjekë të përgjithshëm, mjekë specialist, farmacist.
Ky trajnim eshte akredituar nga ASCK me 1 kredit te edukimit ne vazhdim.
Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.
Testi eshte i perbere nga 10 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.
Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit
(27 Shtator -27 Tetor 2026)
Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.
Suksese dhe pune te mbare!
Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interesit komercial.
Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.
Testi i vleresimit te aktivitetit per trajnimin: Suplementet ushqimore/ bimore, përdorimi i tyre para dhe pas pandemisë COVID 19, siguria, ndërveprimet me barnat dhe cështjet legjislative. Moduli I date 27 Shtator – 27 Tetor 2026
5 Thoughts on “Suplementet ushqimore/ bimore, përdorimi i tyre para dhe pas pandemisë COVID 19, siguria, ndërveprimet me barnat dhe cështjet legjislative. Moduli I 27 Shtator -27 Tetor 2026”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.

Pershendetje te nderuar kolege. Une jam moderatorja i ketij trajnimi online qe do zhvillohet nga data 27 Shtator- 27 Tetor 2026.
Per cdo pyetje dhe paqartesi, mund te komunikojme ne kete rubrike diskutimesh. Faleminderit dhe pune te mbare
Faleminderit per informacionin. Po per Suplementet qe shiten ne internet qe thone sherojne cdo gje si ti sqarojme pacientet?
Përshëndetje Sanie, faleminderit për pyetjen shumë të rëndësishme. Pacientëve u shpjegojmë thjesht se suplementet nuk janë barna. Ato nuk kalojnë provat klinike që kërkohen për barnat, prandaj nuk mund të pretendojnë ligjërisht se parandalojnë, kurojnë ose shërojnë sëmundje. Një produkt që premton të shërojë “çdo gjë” ose jep rezultate “të shpejta dhe të garantuara” duhet konsideruar si sinjal alarmi. Këto produkte, sidomos kur shiten në internet, mund të jenë të falsifikuara, të ndotura ose të përmbajnë substanca barnash të padeklaruara. Ato mund të ndërveprojnë me terapinë e pacientit, dhe rreziku më i madh është që pacienti të ndërpresë trajtimin e përshkruar nga mjeku. Këshillojmë që suplementet të blihen vetëm në farmaci, të kontrollohet etiketa (përbërësit, prodhuesi, numri i lotit) dhe çdo suplement të diskutohet paraprakisht me mjekun ose farmacistin. Rëndësi ka gjithashtu një qasje empatike: të dëgjojmë pse pacienti e ka zgjedhur produktin dhe t’i japim informacion të bazuar në evidencë, pa e gjykuar.
Shume teme interesante. Si mund ta raportojme ne nje efekt anesor te nje suplementi?
Përshëndetje Skender, faleminderit për pyetjen e rëndësishme. Kur dyshoni për një efekt anësor nga një suplement, dokumentoni fillimisht produktin (emrin, prodhuesin, numrin e lotit), dozën, kohën e marrjes, simptomat dhe barnat e tjera që merr pacienti. Raportimi bëhet pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM), nëpërmjet formularit të farmakovigjilencës. Rasti mund t’i njoftohet edhe prodhuesit ose distributorit të produktit. Edhe pse suplementet nuk regjistrohen si barna, raportimi i tyre është thelbësor për sigurinë e pacientëve.