Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat 5 Qershor- 5 Korrik 2020[:]

Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise

Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat”

(5 Qershor- 5 Korrik  2020)

Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al

(Online Medical Information)

Qellimi i aktivitetit

Qellimi i ketij aktiviteti eshte informimi i profesionisteve te fushave te ndryshme te mjekesise persa i perket perdorimit te sigurte te suplementeve bimore dhe ushqimore qe ne nivel global kane nje trend rrites dhe konsiderohen nga shume si alternativa zevendesuese te mjekimeve tradicionale. Si cdo produkt tjeter edhe keto kane efekte anesore dhe duan perkujdesje ne perdorim. Per kete arsye duhen informuar profesionistet e shendetesise ne menyre qe te bejne nje zgjedhje me te sigurte dhe te edukojne dhe pacientin per perdorimin e drejte te suplementeve.

Objektivat e aktivitetit

Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:

Njohurite e profesionisteve te shendetesise duhen shtuar dhe riperterire ne fushen e perdorimit te suplementeve bimore dhe ushqimore. Nje profesionist i mireinformuar ndihmon ne rritjen e cilesise se shendetit te pacientit

Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:

Per te qene ne nivelin e duhur bashkekohor  te perdorimit, trajtimit dhe te perkujdesjes ndaj pacienteve me rritjen e njohurive per perdorimin me te sigurte te mundshem te suplementeve

Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:

Ky trajnim ka per qellim perfshirjen e gjithe profesionisteve te shendetesise ne promovimin e nje jetese te shendetshme dhe ne parandalimin e nderveprimeve te mundshme te padeshiruara  mes barnave dhe suplementeve qe con ne probleme me shendetin e pacientit

Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti:

Mjeke specialiste

Mjeke familje

Farmaciste

Mjek Stomatologe

Infermiere

Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.

Testi eshte i perbere nga 20 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.

Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit

(5 Qershor-5 Korrik 2020)

Pagesa e trajnimit eshte 2700 leke dhe behet ne banke nese merret me shume se 70 % e testit.

Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.

Suksese dhe pune te mbare!

Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interesit komercial.

Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.

KY AKTIVITET ESHTE I AKREDITUAR NGA QKEV DHE I JANE NJOHUR 9 KREDITE.

[:]

22 Thoughts on “Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat 5 Qershor- 5 Korrik 2020[:]”

  • Pershendetje te nderuar kolege. Une jam moderatorja e ketij trajnimi online qe do zhvillohet nga data e sotme 5 Qershor deri me 5 Korrik 2020.
    Per cdo pyetje dhe paqartesi, mund te komunikojme ne kete rubrike diskutimesh. Faleminderit dhe pune te mbare.

    • Pershendetje! Besoj se sot ka filluar trajnimi . Si mundemi ta ndjekim kete trajnim dhe ku mundemi ta gjejme informacionin qe duhet per realizimin e testit ne fund?

      • Erdiona pershendetje. Po trajnimi ka filluar sot. Ne kete faqe, ne rubriken e mesiperme ku thote Dokumente ke materialet e trajnimit. Pasi shqyrton materialet ploteson 2 testet e aktivitetit. Testin e vleresimit te njohurive dhe te vleresimit te aktivitetit. Faleminderit

    • Pershendetje Dorina. Ne kete faqe te trajnimit po te shohesh me siper ke rubriken Dokumente. Aty jane materialet e trajnimit. Poshte tyre jane te afishuara testet. Po mos u nxito ne plotesim, se vetem njehere mund te behet dhe duhet marr mbi 70 % qe te merren kreditet. Faleminderit

    • Pershendetje Eduarta. Sic kam shkruar me lart ne kete faqe te trajnimit po te shohesh me siper ke rubriken Dokumente. Aty jane materialet e trajnimit. Poshte tyre jane te afishuara testet. Po mos u nxito ne plotesim, se vetem njehere mund te behet dhe duhet marr mbi 70 % qe te merren kreditet. Faleminderit

    • Pershendetje Saimir. Pas mbarimit te dates zyrtare te trajnimit qe eshte data 5 korrik, ne dorezojme listen prane QKEV. Pas verifikimit dhe konfirmimit te listes, piket hidhen ne sistem. Faleinderit

  • Pershendetje, ju lutem doja t’iu pyesja:
    1. Sa kohe kam ne dispozicion per te plotesuar testin?
    2. Merret certificate ne fund te trajnimit?
    3.Sa% te krediteve mund te marr online?
    Ju uroj pune te mbare

    • Pershendetje Natasha. Atehere qe tu pergjigjem pyetjes suaj:

      1. Ju keni afat deri ne date 5 korrik te plotesoni testin.

      2. Patjeter, ne fund te trajnimit cdo pjesemarres qe del fitues mbi 70 % pajiset me certifikate.

      3. Nje profesionist shendetesie nuk mund te marre me shume se 50 % te krediteve te mbledhura.

      Faleminderit

  • Pershendetje!
    Jam e interesuar per trajnimin online, dhe dua te di nese ne fund te trajnimit pajisemi me certifikata,dhe nese po kete certifikate a duhet ta cojme vete personalisht te QKEV!

    • Pershendetje Johana. Po pjesemarresit fitues pajisen me certifikate, dhe nuk eshte e nevojshme ta coni ju personalisht, pasi ne mbarim te aktivitetit ne dorezojme listen prane QKEV. Faleminderit

    • Brisilda pershendetje. Ne dorezojme listen prane QKEV kur mbaron trajnimi , pas dates 5 korrik. Lista verifikohet dhe konfirmohet nga QKEV dhe me pas hidhet ne sistem. Faleminderit

  • Pershendetje kolegeve pjesemarres. Do ju lutesha te plotesoni dhe testin e vleresimit te aktivitetit, pasi eshte detyrim ligjor i ndjekjes se nje aktiviteti edukimi. Faleminderit

Leave a Reply