Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat 10 Qershor- 10 Korrik 2020[:]

Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise

Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat”

(10 Qershor- 10 Korrik  2020)

Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al

(Online Medical Information)

Qellimi i aktivitetit

Qellimi i ketij aktiviteti eshte informimi i profesionisteve te fushave te ndryshme te mjekesise persa i perket perdorimit te sigurte te suplementeve bimore dhe ushqimore qe ne nivel global kane nje trend rrites dhe konsiderohen nga shume si alternativa zevendesuese te mjekimeve tradicionale. Si cdo produkt tjeter edhe keto kane efekte anesore dhe duan perkujdesje ne perdorim. Per kete arsye duhen informuar profesionistet e shendetesise ne menyre qe te bejne nje zgjedhje me te sigurte dhe te edukojne dhe pacientin per perdorimin e drejte te suplementeve.

Objektivat e aktivitetit

Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:

Njohurite e profesionisteve te shendetesise duhen shtuar dhe riperterire ne fushen e perdorimit te suplementeve bimore dhe ushqimore. Nje profesionist i mireinformuar ndihmon ne rritjen e cilesise se shendetit te pacientit

Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:

Per te qene ne nivelin e duhur bashkekohor  te perdorimit, trajtimit dhe te perkujdesjes ndaj pacienteve me rritjen e njohurive per perdorimin me te sigurte te mundshem te suplementeve

Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:

Ky trajnim ka per qellim perfshirjen e gjithe profesionisteve te shendetesise ne promovimin e nje jetese te shendetshme dhe ne parandalimin e nderveprimeve te mundshme te padeshiruara  mes barnave dhe suplementeve qe con ne probleme me shendetin e pacientit

Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti:

Mjeke specialiste

Mjeke familje

Farmaciste

Mjek Stomatologe

Infermiere

Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.

Testi eshte i perbere nga 20 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.

Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit

(10 Qershor-10 Korrik 2020)

Pagesa e trajnimit eshte 2700 leke dhe behet ne banke nese merret me shume se 70 % e testit.

Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.

Suksese dhe pune te mbare!

Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interesit komercial.

Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.

KY AKTIVITET ESHTE I AKREDITUAR NGA QKEV DHE I JANE NJOHUR 9 KREDITE.

[:]

16 Thoughts on “Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat 10 Qershor- 10 Korrik 2020[:]”

  • Pershendetje te nderuar kolege. Une jam moderatorja e ketij trajnimi online qe do zhvillohet nga data e sotme 10 Qershor deri me 10 Korrik 2020.
    Per cdo pyetje dhe paqartesi, mund te komunikojme ne kete rubrike diskutimesh. Faleminderit dhe pune te mbare.

    • Masimo pershendetje. Ne radhe te pare duhet te regjistrohesh perseri dhe si username duhet te vesh Emer Mbiemer te plote. Keto jane trajnime te monitorueshme gjate te gjithe kohezgjatjes se trajnimit nga QKEV. Per kete arsye cdo pjesemarres duhet te jete lehtesisht i identifikueshem.Ne momentin qe regjistrohesh me te dhena te sakta, ne kete faqe poshte rubrikes DOKUMENTE ke nje link qe thote : ” regjistrohu ne kete trajnim”. Klikon mbi te dhe automatikisht behet regjistrimi ne trajnim. Faleminderit

  • Pershendetje! Doja te dija ju lutem nese pas perfundimit te trajnimit duhet ta dergojme certifikaten tek QKEV dhe pas sa kohesh na hidhen kreditet ? Faleminderit

    • Pershendetje Maja. Jo nuk ka nevoje ta dergoni ju , pasi listen e pjesemarresve e dergojme ne. Hedhja e krediteve behet pas konfirmimit dhe verifikimit te listave. Cdo trajnim i joni monitorohet gjate gjithe kohezgjatjes nga QKEV. Faleminderit

    • Pershendetje Kristi. Hedhja e krediteve sic e kam shkruar dhe me siper behet pasi dergohet lista dhe verifikohet. 50% e pikeve mund te merret online.

  • Pershendetje
    Doja te dija nese pas perfundimit te trajnimit duhet te dergpjme certifikatatat ne QKEV apo e beni ju kete gje dhe pas sa kohesh do te na kalohen kreditet?
    Faleminderit

  • Pershendetje.
    Duke verejtur me siper qe 50% e pikeve mund te merren online, doja te dija nese ky 50% perfshin vetem kreditet per nje vit apo flitet per gjith kreditet ne total (60)?
    Faleminderit

    • Pershendetje Entela. Sic eshte sqaruar dhe me lart, jemi ne qe dergojme listat prane QKEV dhe pjesemarresit fitues pajisen me certifikate. Faleminderit juve

  • Pershendetje kolegeve pjesemarres. Do ju lutesha te plotesoni dhe testin e vleresimit te aktivitetit, pasi eshte detyrim ligjor i ndjekjes se nje aktiviteti edukimi. Faleminderit

    • Pershendetje Lorana. Trajnimi zgjat deri ne daten 10 korrik. Persa i perket testit, plotesimi i testit nenkupton plotesimin e 20 pyetjeve vleresuese. Nuk ka nje orar fiks pasi eshte trajnim online. E ploteson ne cdo moment qe mendon se je gati per ta plotesuar. Faleminderit

Leave a Reply