Parandalimi i insultit cerebral ne pacientet me fibrilacion atrial: nga studimet ne praktiken e perditeshme klinike- Moduli II- Date 30 Korrik- 30 Gusht 2022

Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise                                     

Parandalimi i insultit cerebral ne pacientet me fibrilacion atrial: nga studimet ne praktiken e perditeshme klinike- Moduli I”

(30 Korrik-30 Gusht 2022)

Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al

(Online Medical Information)

Qellimi i aktivitetit

Fibrilacioni atrial (FA) paraqet një barrë të konsiderueshme për pacientët, mjekët, dhe sistemet e kujdesit shëndetësor në nivel global. Mundësia e një pacienti me fibrilacion atrial për të pësuar insult / infarkt cerebral shpesh me pasoja fatale, rritet me pesë herë. Për këtë arsye parandalimi i aksidentëve madhore cerebrovaskulare tek këta pacientë përbën një sfidë më vete në praktikën e përditëshme klinike dhe kërkon përditësim të vazhdueshëm të njohurive shkencore. Janë të shumta publikimet që sjellin evidenca të reja shkencore mbi menaxhimin e pacientëve me fibrilacion atrial, të gjeneruara si nga studimet prospektive fazë e III-të ose e IVrt ashtu edhe nga ato retrospektive, nga bota reale. Mbi bazën e njohurive të reja shkencore Shoqata Evropiane e Kardiologjisë përditësoi në vitin 2020 Udhëzuesin klinik (guideline) të menaxhimit të fibrilacionit atrial dhe parandalimit të insultit cerebral për t’i ndihmuar mjekët në marrjen e vendimeve gjatë praktikës së përditëshme klinike. E pikërisht përditësimi me rezultatet e studimeve më të reja shkencore dhe Udhëzuesit e fundit nga shoqatat mjekësore prestigjoze ndërkombëtare, përbën një nevojë thelbësore për zhvillimin profesional të profesionistëve të kujdesit shëndetësor me qëllim optimizimin e mjekimit të pacientëve me fibrilacion atrial.

Objektivat e aktivitetit

Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:

Përditësimin e njohurive mbi epidemiologjinë, dignozën, paraqitjen klinike, klasifikimin si dhe strategjitë e mjekimit të fibrilacionit atrial.

Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:

Shtimi i njohurive te profesionisteve te shendetesise në parandalimin e insultit cerebral tek pacientët me fibrilacion atrial bazuar në Udhëzuesit / protokollet e fundit të praktikës klinike si psh; vlerësimi i riskut ishemik dhe atij hemorragjik, pozicionimi i antikoagulantëve tradiocionalë përkundrejt alternativave të reja të mjekimit, sfidat dhe strategjitë e mjekimit në popullata të ndryshme pacientësh si ata me diabet, sëmundje renale, të moshuarit etj

Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:

Per te qene ne nivelin e duhur bashkekohor te trajtimit dhe te perkujdesjes te pacienteve qe vuajne nga Fibrilacioni Artrial dhe ne ofrimin e nje sherbimi cilesor shendetesor dhe edukimin e pacientit.

Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti:

Mjeke specialiste

Mjeke familje

Farmaciste

Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.

Testi eshte i perbere nga 10 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.

Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit

(30 Korrik-30 Gusht 2022)

Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.

Suksese dhe pune te mbare!

Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.

Ky trajnim eshte mundesuar nga Bayer d.o.o Shqiperi.

KY AKTIVITET ESHTE AKREDITUAR NGA ASCKSHSH  DHE I JANE NJOHUR 6 KREDITE.

One Thought on “Parandalimi i insultit cerebral ne pacientet me fibrilacion atrial: nga studimet ne praktiken e perditeshme klinike- Moduli II- Date 30 Korrik- 30 Gusht 2022”

  • Pershendetje te nderuar kolege. Une jam moderatorja i ketij trajnimi online qe do zhvillohet nga data 30 Korrik- 30 Gusht 2022.
    Per cdo pyetje dhe paqartesi, mund te komunikojme ne kete rubrike diskutimesh. Faleminderit dhe pune te mbare.

Leave a Reply