Kronoterapia, rëndësia e aplikimit dhe roli i profesionistëve të shëndetit- Moduli II date 25 Shtator – 25 Tetor 2026
“Kronoterapia, rëndësia e aplikimit dhe roli i profesionistëve të shëndetit
Moduli II”
(25 Shtator- 25 Tetor 2026)
Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al
(Online Medical Information)
Qellimi i aktivitetit
Të vlerësohen nevojat e profesionistëve të shëndetit mbi kronoterapinë dhe të ofrohet informacion i përditësuar për përmirësimin e praktikave klinike.
Objektivat e aktivitetit
Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:
Të përditësohen mbi konceptet bazë të kronoterapisë.
Të njihen me evidencat shkencore që mbështesin rolin e kohës në administrimin e terapisë.
Të kuptojnë ndikimin e kronoterapisë në përmirësimin e efikasitetit dhe uljen e efekteve anësore
Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:
Të aftësohen të integrojnë parimet e kronoterapisë në praktikën e përditshme.
Të aplikojnë udhëzimet praktike për përcaktimin e kohës optimale të administrimit të barnave.
Të analizojnë dhe interpretojnë situata klinike duke marrë parasysh ritmet biologjike të pacientëve
Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:
Të zhvillojnë një qasje pozitive ndaj përdorimit të kronoterapisë si pjesë e kujdesit cilësor.
Të tregojnë gatishmëri për të përfshirë risitë shkencore në praktikat klinike.
Të vlerësojnë rëndësinë e personalizimit të terapisë bazuar në ritmet biologjike të pacientit.
Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.
Testi eshte i perbere nga 10 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.
Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit
(25 Shtator- 25 Tetor 2026)
Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti:
mjekë të përgjithshëm, mjekë familje, stomatologe, farmacist dhe infermiere.
Ky trajnim eshte akredituar nga ASCK me 2 kredit te edukimit ne vazhdim.
Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.
Suksese dhe pune te mbare!
Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interesit komercial.
Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.
Testi i vleresimit te aktivitetit- Kronoterapia, rëndësia e aplikimit dhe roli i profesionistëve të shëndetit Moduli II – 25 Shtator – 25 Tetor 2026
5 Thoughts on “Kronoterapia, rëndësia e aplikimit dhe roli i profesionistëve të shëndetit- Moduli II date 25 Shtator – 25 Tetor 2026”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.

Pershendetje te nderuar kolege. Une jam moderatorja i ketij trajnimi online qe do zhvillohet nga data 25 Shtator- 25 Tetor 2026.
Per cdo pyetje dhe paqartesi, mund te komunikojme ne kete rubrike diskutimesh. Faleminderit dhe pune te mbare
Pershendetje. Moduli 1 dhe 2 a kane te njejtin afat, a mund ti mbaroj ne dite te ndryshme?
Përshëndetje Irena. Po, Moduli I dhe Moduli II kanë të njëjtin afat: 25 Shtator – 25 Tetor 2026. Mund t’i përfundoni në ditë të ndryshme, me kusht që secili modul të përfundojë brenda këtij afati. Çdo modul ka testin dhe certifikatën e vet. Për çdo paqartësi mund të na shkruani në info@omi.al. Faleminderit!
Shume teme e bukur. Cfare roli ka melatonina dhe drita ne rregullimin e ores biologjike?
Përshëndetje Malvina, faleminderit për vlerësimin dhe pyetjen. Drita është sinjali kryesor që sinkronizon orën biologjike: ajo kapet nga retina dhe sinjali i dërgohet bërthamës suprakiazmatike (SCN) në hipotalamus, e cila njihet si “ora qendrore” e trupit. Drita e mëngjesit e zhvendos ritmin përpara dhe ndihmon zgjimin, ndërsa drita në mbrëmje, sidomos ajo blu nga ekranet, e vonon atë. Melatonina sekretohet nga gjëndra epifize kur bie errësira dhe arrin nivelin më të lartë gjatë natës. Ajo i sinjalizon trupit që është “natë”, duke nxitur gjumin dhe duke sinkronizuar ritmet e organeve të tjera. Ekspozimi ndaj dritës gjatë natës e shtyp sekretimin e saj. Prandaj, ekspozimi ndaj dritës natyrale në mëngjes dhe errësira gjatë natës janë dy elementë thelbësorë për një ritëm cirkadian të shëndetshëm.