Kronoterapia, rëndësia e aplikimit dhe roli i profesionistëve të shëndetit- Moduli II date 25 Qershor – 25 Korrik 2026
“Kronoterapia, rëndësia e aplikimit dhe roli i profesionistëve të shëndetit
Moduli II”
(25 Qershor – 25 Korrik 2026)
Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al
(Online Medical Information)
Qellimi i aktivitetit
Të vlerësohen nevojat e profesionistëve të shëndetit mbi kronoterapinë dhe të ofrohet informacion i përditësuar për përmirësimin e praktikave klinike.
Objektivat e aktivitetit
Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:
Të përditësohen mbi konceptet bazë të kronoterapisë.
Të njihen me evidencat shkencore që mbështesin rolin e kohës në administrimin e terapisë.
Të kuptojnë ndikimin e kronoterapisë në përmirësimin e efikasitetit dhe uljen e efekteve anësore
Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:
Të aftësohen të integrojnë parimet e kronoterapisë në praktikën e përditshme.
Të aplikojnë udhëzimet praktike për përcaktimin e kohës optimale të administrimit të barnave.
Të analizojnë dhe interpretojnë situata klinike duke marrë parasysh ritmet biologjike të pacientëve
Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:
Të zhvillojnë një qasje pozitive ndaj përdorimit të kronoterapisë si pjesë e kujdesit cilësor.
Të tregojnë gatishmëri për të përfshirë risitë shkencore në praktikat klinike.
Të vlerësojnë rëndësinë e personalizimit të terapisë bazuar në ritmet biologjike të pacientit.
Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.
Testi eshte i perbere nga 10 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.
Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit
(25 Qershor – 25 Korrik 2026)
Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti:
mjekë të përgjithshëm, mjekë familje, stomatologe, farmacist dhe infermiere.
Ky trajnim eshte akredituar nga ASCK me 2 kredit te edukimit ne vazhdim.
Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.
Suksese dhe pune te mbare!
Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interesit komercial.
Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.
Testi i vleresimit te aktivitetit- Kronoterapia, rëndësia e aplikimit dhe roli i profesionistëve të shëndetit Moduli II – 25 Qershor – 25 Korrik 2026
5 Thoughts on “Kronoterapia, rëndësia e aplikimit dhe roli i profesionistëve të shëndetit- Moduli II date 25 Qershor – 25 Korrik 2026”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.

Pershendetje te nderuar kolege. Une jam moderatorja i ketij trajnimi online qe do zhvillohet nga data 25 Qershor – 25 Korrik 2026.
Per cdo pyetje dhe paqartesi, mund te komunikojme ne kete rubrike diskutimesh. Faleminderit dhe pune te mbare
Pershendetje. E mbarova testin. A duhet ta nis emrin vete te ASCK-ja?
Pershendetje. Jo emri dergohet nga ana jone ne listen e pjesemarrsve ne trajnim.
Pershendetje. Sa kohe kam pasi hyj ne faqe te kryej testin?
Brunilda pershendetje. Ky eshte nje trajnim asinkron, pra nuk ke nje kohe limit pasi hyn ne faqe te besh testin. Normalisht pasi faqja qendron e hapur per shume kohe mund te duhet ta mbyllesh dhe hapesh perseri per ta rifreskuar. Pasi studion materialet, lexon pyetjet e testit vazhdon pa problem me plotesimin e testit. Vetem se plotesimi duhet bere deri ne daten 25 korrik 2026 qe eshte dhe dita e fundit aktive e ketij trajnimi. Faleminderit