Diabeti mellitus, njohurite baze dhe menaxhimi efektiv i tij 30 Gusht-30 Shtator 2018
Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise
“Diabeti mellitus, njohurite baze dhe menaxhimi efektiv i tij”
(30 Gusht-30 Shtator 2018)
Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al
(Online Medical Information)
Qellimi i aktivitetit
Qellimi i ketij aktiviteti eshte informimi i profesionisteve te fushave te ndryshme te mjekesise persa i perket diabetit , i cili ne terminologjine e sotme mjekesore po konsiderohet si nje epidemi globale me trend rrites.
Objektivat e aktivitetit
Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:
Njohurite e profesionisteve te shendetesise duhen shtuar dhe riperterire ne parandalimin dhe manaxhimin e semundjes se diabetit pasi vihet re nje shtim agresiv i rasteve te reja qe detyrimisht kane nevoje per kete perkujdesje.
Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:
Per te qene ne nivelin e duhur bashkekohor te diagnostifikimit, trajtimit dhe te perkujdesjes ndaj pacienteve me diabet mellitus.
Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:
Ky trajnim ka per qellim perfshirjen e gjithe profesionisteve te shendetesise ne promovimin e nje jetese te shendetshme dhe ne parandalimin e faktoreve te rriskut te diabetit.
Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti:
Mjeke specialiste
Mjeke familje
Farmaciste
Mjek Stomatologe
Infermiere
Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.
Testi eshte i perbere nga 20 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.
Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit
(30 Gusht- 30 Shtator 2018)
Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.
Suksese dhe pune te mbare!
Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interest komercial.
Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.
KY AKTIVITET ESHTE VLERESUAR NGA QKEV DHE I JANE NJOHUR 6 KREDITE.
Dokumente
Testi i vleresimit te aktivitetit ” Diabeti mellitus, njohurite baze dhe menaxhimi efektiv i tij” 30 Gusht- 30 Shtator 2018
9 Thoughts on “Diabeti mellitus, njohurite baze dhe menaxhimi efektiv i tij 30 Gusht-30 Shtator 2018”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje.A mundem tashme te mar pjese ne trajnim?
Mos ndoshta jam rregjistruar me vones?
Pershendetje. Une jam moderatorja e trajnimit. Per cdo pyetje dhe paqartesi mund te shkruajme ne kete rubriken e Diskutimeve.
Trajnimi zgjat 1 muaj deri me date 30 shtator 2018.
Ju lutem mos u nxitoni ne plotesimin e testit pasi mund te behet vetem 1 here. Gjithashtu ju lutem kolegeve te regjistrohen me emer mbiemer te plote. Faleminderit
Pershendetje Norian. Ke afat 1 muaj per te studiuar materialet dhe per te dhene testin e trajnimit.
pershendetje
E plotesova testimin mora 85% cfare duhet per tu pajisur me kreditet?
Mirembrema Mira. Te lutem kontakto tek adresa e emailit e afishuar ne portal ose ne adresen e emailit info@omi.al/ info_omi@yahoo.com. Falemnderit
Ju lutem regjistrohuni ne trajnim me Emer Mbiemer te plote. Nuk mund te merren parasysh pjesemarresit qe jane regjistruar me username me emra te shkurtuara edhe ne rastet kur kane marre mbi 70% te testit. Faleminderit
Ky test eshte falas?
Pershendetje Hervi. per pjesen administrative duhet te kontaktosh ne adresen e emailit info@omi.al.
Dhe dicka tjeter, duhet te regjistrohesh me te dhena te plota ku si username te vendosesh emer mbiemer te sakte, pasi jane aktivitete te monitorueshme dhe cdo pjesemarres duhet te jete i identifikueshem .
Faleminderit.