Diabeti mellitus, njohurite baze dhe menaxhimi efektiv i tij 1 Dhjetor- 30 Dhjetor 2018

Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise foto diabeti 2

“Diabeti mellitus, njohurite baze dhe menaxhimi efektiv i tij”

(01 Dhjetor- 30 Dhjetor 2018)

Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al

(Online Medical Information)

Qellimi i aktivitetit

Qellimi i ketij aktiviteti eshte informimi i profesionisteve te fushave te ndryshme te mjekesise persa i perket diabetit , i cili ne terminologjine e sotme mjekesore po konsiderohet si nje epidemi globale me trend rrites.

Objektivat e aktivitetit

Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:

Njohurite e profesionisteve te shendetesise duhen shtuar dhe riperterire ne parandalimin dhe manaxhimin e semundjes se diabetit pasi vihet re nje shtim agresiv i rasteve te reja qe detyrimisht kane nevoje per kete perkujdesje.

Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:

Per te qene ne nivelin e duhur bashkekohor te diagnostifikimit, trajtimit dhe te perkujdesjes ndaj pacienteve me diabet mellitus.

Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:

Ky trajnim ka per qellim perfshirjen e gjithe profesionisteve te shendetesise ne promovimin e nje jetese te shendetshme dhe ne parandalimin e faktoreve te rriskut te diabetit.

Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti:

Mjeke specialiste

Mjeke familje

Farmaciste

Mjek Stomatologe

Infermiere

Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.

Testi eshte i perbere nga 20 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.

Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit

(01 Dhjetor – 30 Dhjetor 2018)

Trajnimi kushton 1800 leke te reja dhe pagesa behet me banke vetem nese merret mbi 70% e siper te testit.

Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.

Suksese dhe pune te mbare!

Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interest komercial.

Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.

KY AKTIVITET ESHTE VLERESUAR NGA QKEV DHE I JANE NJOHUR 6 KREDITE.

foto diabeti 1

7 Thoughts on “Diabeti mellitus, njohurite baze dhe menaxhimi efektiv i tij 1 Dhjetor- 30 Dhjetor 2018”

  • Pershendetje . Une jam moderatorja e trajnimit per diabetin qe do zhvillohet nga data 1 deri 30 dhjetor 2018. Per cdo pyetje dhe paqartesi do shkruajme ne kete rubrike diskutimesh. Faleminderit

  • Pershendetje Alba , ju pergezoj per nismen e marre ,pasi e vleresoj nje ndihmese teper te madhe per ne profesionistet e shendetesise. Perfundova testin me sukses por kam nje paqartesi te vogel.
    Pytja nr. 11 ne lidhje me konsumimin e alkololit jep pergjigje te sakte alternativen :Jo me shume se dy here ne jave. Tek materialet e trajnimit thuhet tekstualisht : duhet te jene disa dite pa alkol ne jave. Per mua keto dy pohime nuk jane te barazvlefshme, pavaresisht se mund te arrij te gjej pergjigjen e sakte duke aplikuar rregullin e perjashtimit. Ju falenderoj edhe nje here.

  • Emona pershendetje. Faleminderit per komentin. Jo me shume se 2 here ne jave eshte 1 pije ne 3-4 dite . Emona me kete trajnim duam te fokusohemi me shume te pjesa e edukimit te pacientit per te bere zgjedhje te shendetshme per veten por ne te njejten kohe te vihen objektiva qe jane realiste dhe te arritshme nga ana e pacientit. Eshte me bindese per pacientin kur I themi jo me shume se 2 here ne jave se disa dite pa pire alkool. Eshte vertet qe ne material eshte shenuar ashtu por ne opinionin tim njohurite qe ne si profesioniste marrim duhen kthyer ne nje format qe te jene lehtesisht te kuptueshme per pacientin.
    Fuqizimi i pacientit per te marre vendime te rendesishme per shendetin e tij behet duke e edukuar dhe mbeshtetur per te bere ndryshime qofshin dhe te vogla.
    Vendosja e targetave te larte ( psh te kesh rene 10 kg deri ne viziten tjeter) cojne ne rritje te nivelit te ankthit te pacienti nga frika e paragjykimit si deshtak po nuk arriti objektivin e vene. Kjo minon gjith procesin e vet manaxhimit te diabetit qe eshte nje nga pikat kryesore te manaxhimit te diabetit.

  • Emona dhe dicka tjeter. Sic e kemi permendur rregullisht duhet te regjistrohesh perseri me te dhena te plota ku si username te vesh emer mbiemer te plote. Keto jane aktivitete te monitorueshme rregullisht nga QKEV dhe cdo pjesemarres duhet te jete lehtesisht I identifikueshem ne procesin e monitorimit. Te faleminderit

Leave a Reply