docs_smaller

Qendra e trajnimit profesional mjekësore Santa Maria është krijuar në vitin 2010 nga një grup mjekësh dhe farmacistësh.

Qendra e Trajnimit Santa Maria është e miratuar në Gjykatën e Tiranës dhe gjithashtu e regjistruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Qendra jonë Santa Maria deri tani ka zhvilluar me dhjetëra seminare me një pjesëmarrje të kënaqshme pothuajse nga e gjithë Shqipëria. Duke parë interesimin e kolegeve ato jane ripërsëritur disa herë.

Në kuadrin e edukimit në vazhdim seminaret tona kanë qene dhe do jenë të akredituara nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim dhe ky është një element plus për të qenë konform direktivave më të fundit të qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë përsa i përket Edukimit në vazhdim.

Të nxitur nga dëshira për të bërë më të mirën në kuadrin e informimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm për profesionistët e shëndetësisë menduam edhe krijimin e një portali mediko- informativ online www.omi.al.

Qëllimi këtij portali është që të jetë sa më i aksesueshëm për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të shkëputen nga puna por që i bashkon dëshira për të qenë pjesë e zhvillimeve më të reja mjekësore si shqipëtare ashtu edhe ndërkombetare.

WWW.OMI.AL është portal i parë mjekësor multidimensional i cili do mundësojë një informim në nivel profesional për mjekë, farmacistë , dentistë por gjithashtu edhe për popullatën e interesuar.

Leave a Reply