Suplementet ushqimore/ bimore, përdorimi i tyre para dhe pas pandemisë COVID 19, siguria, ndërveprimet me barnat dhe cështjet legjislative. Moduli II date 14 Prill-14 Maj 2024
Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise
“Suplementet ushqimore/ bimore, përdorimi i tyre para dhe pas pandemisë COVID 19, siguria, ndërveprimet me barnat dhe cështjet legjislative. Moduli II “
(14 Prill- 14 Maj 2024)
Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al
(Online Medical Information)
Qellimi i aktivitetit
Qellimi i ketij aktiviteti eshte informimi i profesionisteve te fushave te ndryshme te mjekesise persa i perket perdorimit te sigurte te suplementeve bimore dhe ushqimore qe ne nivel global kane nje trend rrites dhe konsiderohen nga shume si alternativa zevendesuese te mjekimeve tradicionale. Si cdo produkt tjeter edhe keto kane efekte anesore dhe duan perkujdesje ne perdorim. Per kete arsye duhen informuar profesionistet e shendetesise ne menyre qe te bejne nje zgjedhje me te sigurte dhe te edukojne dhe pacientin per perdorimin e drejte te suplementeve.
Objektivat e aktivitetit
Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:
Njohurite e profesionisteve te shendetesise duhen shtuar dhe riperterire ne fushen e perdorimit te suplementeve bimore dhe ushqimore. Nje profesionist i mireinformuar ndihmon ne rritjen e cilesise se shendetit te pacientit
Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:
Per te qene ne nivelin e duhur bashkekohor te perdorimit, trajtimit dhe te perkujdesjes ndaj pacienteve me rritjen e njohurive per perdorimin me te sigurte te mundshem te suplementeve
Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:
Ky trajnim ka per qellim perfshirjen e gjithe profesionisteve te shendetesise ne promovimin e nje jetese te shendetshme dhe ne parandalimin e nderveprimeve te mundshme te padeshiruara mes barnave dhe suplementeve qe con ne probleme me shendetin e pacientit
Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti:
Ne proces akreditimi
Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.
Testi eshte i perbere nga 10 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.
Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit
(14 Prill – 14 Maj 2024)
Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.
Suksese dhe pune te mbare!
Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interesit komercial.
Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.
Testi i vleresimit te aktivitetit per trajnimin: Suplementet ushqimore/ bimore, përdorimi i tyre para dhe pas pandemisë COVID 19, siguria, ndërveprimet me barnat dhe cështjet legjislative. Moduli II date 14 Prill-14 Maj 2024
3 Thoughts on “Suplementet ushqimore/ bimore, përdorimi i tyre para dhe pas pandemisë COVID 19, siguria, ndërveprimet me barnat dhe cështjet legjislative. Moduli II date 14 Prill-14 Maj 2024”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje te nderuar kolege. Une jam moderatorja i ketij trajnimi online qe do zhvillohet nga data 14 Prill-14 Maj 2024.
Per cdo pyetje dhe paqartesi, mund te komunikojme ne kete rubrike diskutimesh. Faleminderit dhe pune te mbare
Urime per temen e re.
Nje material i punuar ne menyre shume profesionale qe u sherben gjithe profesionisteve te mjekesise.
Faleminderit. Suksese