Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat 20 Korrik- 20 Gusht 2020[:]
Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise
“ Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat”
(20 Korrik- 20 Gusht 2020)
Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al
(Online Medical Information)
Qellimi i aktivitetit
Qellimi i ketij aktiviteti eshte informimi i profesionisteve te fushave te ndryshme te mjekesise persa i perket perdorimit te sigurte te suplementeve bimore dhe ushqimore qe ne nivel global kane nje trend rrites dhe konsiderohen nga shume si alternativa zevendesuese te mjekimeve tradicionale. Si cdo produkt tjeter edhe keto kane efekte anesore dhe duan perkujdesje ne perdorim. Per kete arsye duhen informuar profesionistet e shendetesise ne menyre qe te bejne nje zgjedhje me te sigurte dhe te edukojne dhe pacientin per perdorimin e drejte te suplementeve.
Objektivat e aktivitetit
Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:
Njohurite e profesionisteve te shendetesise duhen shtuar dhe riperterire ne fushen e perdorimit te suplementeve bimore dhe ushqimore. Nje profesionist i mireinformuar ndihmon ne rritjen e cilesise se shendetit te pacientit
Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:
Per te qene ne nivelin e duhur bashkekohor te perdorimit, trajtimit dhe te perkujdesjes ndaj pacienteve me rritjen e njohurive per perdorimin me te sigurte te mundshem te suplementeve
Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:
Ky trajnim ka per qellim perfshirjen e gjithe profesionisteve te shendetesise ne promovimin e nje jetese te shendetshme dhe ne parandalimin e nderveprimeve te mundshme te padeshiruara mes barnave dhe suplementeve qe con ne probleme me shendetin e pacientit
Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti:
Mjeke specialiste
Mjeke familje
Farmaciste
Mjek Stomatologe
Infermiere
Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.
Testi eshte i perbere nga 20 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.
Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit
(20 Korrik-20 Gusht 2020)
Pagesa e trajnimit eshte 2700 leke dhe behet ne banke nese merret me shume se 70 % e testit.
Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.
Suksese dhe pune te mbare!
Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interesit komercial.
Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.
KY AKTIVITET ESHTE I AKREDITUAR NGA QKEV DHE I JANE NJOHUR 9 KREDITE.
Dokumente
Testi i vleresimit te Trajnimit “Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat” 20 Korrik- 20 Gusht 2020[:]
15 Thoughts on “Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat 20 Korrik- 20 Gusht 2020[:]”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje te nderuar kolege. Une jam moderatorja e ketij trajnimi online qe do zhvillohet nga data e sotme 20 Korrik deri me 20 Gusht 2020.
Per cdo pyetje dhe paqartesi, mund te komunikojme ne kete rubrike diskutimesh. Faleminderit dhe pune te mbare.
Per sa kohe hidhen kreditet ne sistem ?
Pershendetje Arian. Listat dorezohen ne QKEV, pasi mbaron trajnimi. Pas verifikimit te listes, ato hidhen ne sistem.
Përshëndetje!
Pagesa vetëm me bankë bëhet?
Faleminderit
Pershendetje Ina. Po vetem me banke. Te lutem kontakto ne info@omi.al per me shume informacion. Faleminderit
Kreditet a na kalojnë automatikisht në llogaritë tona?
Faleminderit
Ne dorezojme listen prane QKEV. Pas verifikimit te listave, ato hidhen ne sistem.
Përshëndetje!
Në sa kohë na kalojnë kreditet?
Kam plotësuar testin
Faleminderit
Pershendetje. Pasi dorezojme listen ne QKEV, me pas hidhen kreditet. Faleminderit
Pershendetje. Kam plotesuar testin, si do veprohet me tej? Faleminderit
Pershendetje Flora, per pjesen administrative kontakto ne info@omi.al ose 0682076808.
Faleminderit
Ju lutem desha te di
a duhet ta dorezoj vete tek qkev certifikaten qe me keni nisur me email – apo e dergoni ju ?
flm
Pershendetje Anton. Jo, listen e dergojme ne prane QKEV. Faleminderit
Ju lutem a do të na njoftoni për aktivitetw të tjera të ngjashme? Faleminderit
Pershendetje. Po, ne bejme njoftime po patem trajnime te reja. Faleminderit