Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat 10 Shtator- 10 Tetor 2020[:]
Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise
“ Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat”
(10 Shtator-10 Tetor 2020)
Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al
(Online Medical Information)
Qellimi i aktivitetit
Qellimi i ketij aktiviteti eshte informimi i profesionisteve te fushave te ndryshme te mjekesise persa i perket perdorimit te sigurte te suplementeve bimore dhe ushqimore qe ne nivel global kane nje trend rrites dhe konsiderohen nga shume si alternativa zevendesuese te mjekimeve tradicionale. Si cdo produkt tjeter edhe keto kane efekte anesore dhe duan perkujdesje ne perdorim. Per kete arsye duhen informuar profesionistet e shendetesise ne menyre qe te bejne nje zgjedhje me te sigurte dhe te edukojne dhe pacientin per perdorimin e drejte te suplementeve.
Objektivat e aktivitetit
Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:
Njohurite e profesionisteve te shendetesise duhen shtuar dhe riperterire ne fushen e perdorimit te suplementeve bimore dhe ushqimore. Nje profesionist i mireinformuar ndihmon ne rritjen e cilesise se shendetit te pacientit
Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:
Per te qene ne nivelin e duhur bashkekohor te perdorimit, trajtimit dhe te perkujdesjes ndaj pacienteve me rritjen e njohurive per perdorimin me te sigurte te mundshem te suplementeve
Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:
Ky trajnim ka per qellim perfshirjen e gjithe profesionisteve te shendetesise ne promovimin e nje jetese te shendetshme dhe ne parandalimin e nderveprimeve te mundshme te padeshiruara mes barnave dhe suplementeve qe con ne probleme me shendetin e pacientit
Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti:
Mjeke specialiste
Mjeke familje
Farmaciste
Mjek Stomatologe
Infermiere
Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.
Testi eshte i perbere nga 20 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.
Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit
(10 Shtator- 10 Tetor 2020)
Pagesa e trajnimit eshte 2700 leke dhe behet ne banke nese merret me shume se 70 % e testit.
Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.
Suksese dhe pune te mbare!
Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interesit komercial.
Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.
KY AKTIVITET ESHTE I AKREDITUAR NGA QKEV DHE I JANE NJOHUR 9 KREDITE.
Dokumente
Testi i vleresimit te Trajnimit “Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat” 10 Shtator- 10 Tetor 2020[:]
15 Thoughts on “Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat 10 Shtator- 10 Tetor 2020[:]”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje te nderuar kolege. Une jam moderatorja e ketij trajnimi online qe do zhvillohet nga data e sotme 10 Shtator deri me 10 Tetor 2020.
Per cdo pyetje dhe paqartesi, mund te komunikojme ne kete rubrike diskutimesh. Faleminderit dhe pune te mbare.
prsh kur do e publikoni testin?
Pershendetje Eligerta. Testi eshte i afishuar. Ne kete faqe ku jemi, ne rubriken e mesiperme ku shkruan Dokumente, poshte saj ke materialet e trajnimit dhe 2 testet e aktivitetit, ate te vleresimit te njohurive dhe te vleresimit te cilesise se aktivitetit. faleminderit
pershendetje,pagesen ne cilin nr llogarie do e bejme ?faleminderit
Elsa pershendetje. Per pjesen e pageses te lutem kontakto ne info@omi.al ose ne 0682076808 qe te nisin mandatin e bankes. Faleminderit
Pershendetje.
Desha te di per pagesen e trajnimit qe behet ne banke: sa afat kam per ta bere, pasi bankat pergjithesisht jane te ngarkuara dhe une kohen e kam te kufizuar ??
Pershendetje Agron. Per pjesen administrative kontakto ne adresen e emailit info@omi.al ose 0682076808 per sqarime te metejshme.
Keto 9 kredite persa kohe hidhen ne sistem – ju lutem!
Pas mbarimit te aktivitetit ne dorezojme listen prane QKEV. pas verifikimit ato hidhen ne sistem. Faleminderit
Pershendetje.
Sa mbarova testin me 90% ,tek kush banke mund ta bejme pagesen ?
Faleminderit.
Zamira pershendetje. Per mandatin e bankes te lutem dergo email ne info@omi.al ose tel ne 0682076808. Gjithashtu te lutem duhet te regjistrohesh me te dhena te plota ku si username duhet te vesh emer mbiemer te plote. Keto jane trajnime te monitorueshme gjate gjithe kohezgjatjes nga QKEV dhe cdo pjesemarres duhet te jete lehtesisht i identifikueshem. Faleminderit
Trajnimi me rezultoi shume i vlefshem. Brenda mundesive do doja te dija llogarine bankare ku do behet pagesa si dhe per sa dite hidhen ne sistem kreditet.
Faleminderit.
Faleminderit Renilda. Per pagesen kontakto ne info@omi.al ose tel ne 0682076808. Persa i perket krediteve, lista dorezohet pasi mbaron zyrtarisht aktiviteti, pra pas dates 10 Tetor 2020. Mbas dorezimit, listat verifikohen dhe hidhen ne sistem.
Pershendetje,
Sapo perfundova testin.
Trajnimi mu duk interesant dhe dhe materiali shume mire i hartuar.
Faleminderit moderatoreve dhe organizatoreve.
Hajrie shume faleminderit dhe juve. Te uroj pune te mbare