Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat 01 Nentor- 01 Dhjetor 2020[:]
Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise
“ Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat”
(01 Nentor- 01 Dhjetor 2020)
Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al
(Online Medical Information)
Qellimi i aktivitetit
Qellimi i ketij aktiviteti eshte informimi i profesionisteve te fushave te ndryshme te mjekesise persa i perket perdorimit te sigurte te suplementeve bimore dhe ushqimore qe ne nivel global kane nje trend rrites dhe konsiderohen nga shume si alternativa zevendesuese te mjekimeve tradicionale. Si cdo produkt tjeter edhe keto kane efekte anesore dhe duan perkujdesje ne perdorim. Per kete arsye duhen informuar profesionistet e shendetesise ne menyre qe te bejne nje zgjedhje me te sigurte dhe te edukojne dhe pacientin per perdorimin e drejte te suplementeve.
Objektivat e aktivitetit
Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:
Njohurite e profesionisteve te shendetesise duhen shtuar dhe riperterire ne fushen e perdorimit te suplementeve bimore dhe ushqimore. Nje profesionist i mireinformuar ndihmon ne rritjen e cilesise se shendetit te pacientit
Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:
Per te qene ne nivelin e duhur bashkekohor te perdorimit, trajtimit dhe te perkujdesjes ndaj pacienteve me rritjen e njohurive per perdorimin me te sigurte te mundshem te suplementeve
Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:
Ky trajnim ka per qellim perfshirjen e gjithe profesionisteve te shendetesise ne promovimin e nje jetese te shendetshme dhe ne parandalimin e nderveprimeve te mundshme te padeshiruara mes barnave dhe suplementeve qe con ne probleme me shendetin e pacientit
Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti:
Mjeke specialiste
Mjeke familje
Farmaciste
Mjek Stomatologe
Infermiere
Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.
Testi eshte i perbere nga 20 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.
Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit
(01 Nentor- 01 Dhjetor 2020)
Pagesa e trajnimit eshte 2700 leke dhe behet ne banke nese merret me shume se 70 % e testit.
Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.
Suksese dhe pune te mbare!
Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interesit komercial.
Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.
KY AKTIVITET ESHTE I AKREDITUAR NGA QKEV DHE I JANE NJOHUR 9 KREDITE.
Dokumente
Testi i vleresimit te Trajnimit “Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat” 01 Nentor- 01 Dhjetor 2020[:]
11 Thoughts on “Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat 01 Nentor- 01 Dhjetor 2020[:]”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje te nderuar kolege. Une jam moderatorja e ketij trajnimi online qe do zhvillohet nga data e sotme 01 Nentor deri me 01 Dhjetor 2020
Per cdo pyetje dhe paqartesi, mund te komunikojme ne kete rubrike diskutimesh. Faleminderit dhe pune te mbare.
Pershendetje, ku behet pagaesa ju lutem?
Pershendetje Reneo. Per pjesen administrative kontakto ne info@omi.al ose ne tel 0682076808. Faleminderit
Ju lutem ku dhe si duhet bere pagesa? Po per regjistrimin e krediteve ne QKEV behet nga qendra juaj apo duhet bere oersonalisht nga ana e pjesmarresit ne test?
Ju faleminderit
Ertol pershendetje. Per pjesen e fatures dhe pageses kontakto ne info@omi.al ose 0682076808. Pasi mbaron trajnimi jemi ne qe dorezojme listen prane QKEV. Faleminderit
KU DO BEHET PAGESA
Pershendetje Anila. Pagesa behet ne banke. Dergo nje email ne info@omi.al ose tel ne 0682076808 per mandatin e pageses. Faleminderit
pershendetje, kur dalin prane qkev kreditet e marra nga testi.Faleminderit
Pershendetje Elton. Trajnimi mbaron ne date 1 dhjetor. Pas dates zyrtare te mbarimit ne pune ditesh dorezojme listen prane QKEV. Si fund viti, mund te kete ndonje vonese te pritshme. Faleminderit
Pershendetje, kreditet e marra quhen te vlefshme per vitin 2020 edhe pse qkev mund ti hedhe pas dhjetorit ? Faleminderit.
Pershendetje Biona. Po po keto kredite jane te vlefshme per kete vit kalendarik. Faleminderit