Praktika e vete-kujdesit dhe vete- mjekimit. Roli i profesionistit te shendetit 26 Qershor- 26 Korrik 2021[:]
Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise
“ Praktika e vete-kujdesit dhe vete- mjekimit. Roli i profesionistit te shendetit”
(26 Qershor – 26 Korrik 2021)
Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al
(Online Medical Information)
Qellimi i aktivitetit
Qellimi i ketij aktiviteti eshte informimi i profesionisteve te shendetit per zhvillimet me te reja ne fushen e vete-mjekimit dhe vete-kujdesit.
Objektivat e aktivitetit
Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:
Njohurite e profesionisteve te shendetesise duhen shtuar ne fushen e vete-mjekimit per pacientet. Nje profesionist i mireinformuar ndihmon ne rritjen e cilesise se shendetit te pacienteve.
Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:
Per te qene ne nivelin e duhur bashkekohor te trajtimit dhe te perkujdesjes te pacienteve, ne ofrimin e nje sherbimi cilesor shendetesor dhe edukim per pacientin per nje siguri maksimale ndaj terapise farmakologjike dhe ulje te incidences se efekteve anesore.
Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:
Ky trajnim ka per qellim perfshirjen e gjithe profesionisteve te shendetesise per nje edukim dhe informim me te plote me qellim permiresimin e vete-kujdesit dhe vete-mjekimit te pacienteve por gjithashtu edhe per nje informim persa i perket identifikimit te faktoreve qe cojne ne ulje te vete-kujdesit dhe edukim per nderhyrje te suksesshme .
Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti:
Farmaciste
Mjeke
Infermiere
Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.
Testi eshte i perbere nga 19 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.
Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit
(26 Qershor- 26 Korrik 2021)
Pagesa e trajnimit eshte 3300 leke dhe behet ne banke nese merret me shume se 70 % e testit.
Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.
Suksese dhe pune te mbare!
Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interesit komercial.
Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.
KY AKTIVITET ESHTE AKREDITUAR NGA QKEV DHE I JANE NJOHUR 11 KREDITE.[:]
Dokumente
Testi i vleresimit te aktivitetit ” Praktika e vete-kujdesit dhe vete-mjekimit. Roli i profesionistit te shendetit.” 26 Qershor- 26 Korrik 2021[:]
7 Thoughts on “Praktika e vete-kujdesit dhe vete- mjekimit. Roli i profesionistit te shendetit 26 Qershor- 26 Korrik 2021[:]”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje . Une jam moderatorja i ketij trajnimi online qe do zhvillohet nga data e sotme 26 Qershor – 26 Korrik 2021.
Per cdo pyetje dhe paqartesi, mund te komunikojme ne kete rubrike diskutimesh. Faleminderit dhe pune te mbare.
Urime per trajnimet qe organizoni.
Certifikata me ka ardhur, vec desha te di se persa kohe me hidhen kreditet ne sistem.
Flm
Pershendetje Kristian. Mbasi dergohet lista ajo verifikohet dhe me pas hidhet ne sistem
Pershendetje
Eshte here e pare qe marr pjese ne trajnimet online qe zhvilloni.
Ju lutem me nisni nr e llogarise
dhe certifikaten.
Pershendetje Astrit. Te lutem shkruaj ne info@omi.al ose 0682076808 qe tu nisin mandatin
Ju lutem a mund te me thoni nese certifikaten duhet ta dorezoj vete ne QKEV, apo e dergoni ju vete.
Suksese ne trajnimet e ardhshme.
Jo ska nevoje, e dorezojme ne listen kur mbaron trajnimi