Mjekimi i insuficiencës kardiake me fraksion të reduktuar të ejeksionit: një vështrim mbi alternativat e reja të mjekimit- Moduli II date 23 Tetor- 23 Nentor 2023[:]
Trajnim online per Profesionistet e Mjekesise.
‘‘Mjekimi i insuficiencës kardiake me fraksion të reduktuar të ejeksionit: një vështrim mbi alternativat e reja të mjekimit- Moduli II”
(23 Tetor – 23 Nentor 2023)
Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al
(Online Medical Information)
Qellimi i aktivitetit
Përditësimi i njohurive mbi epidemiologjinë, dignozën, paraqitjen klinike, klasifikimin si dhe nje veshtim mbi opsionet tradicionale dhe ato te reja te mjekimit të insuficiences kardiake.
Do të sillen shkurtimisht studimet më të fundit shkencore në këtë fushë dhe do të trajtohen përditësimet e udhëzuesit klinik të vitit 2021 nga Shoqata Evorpiane e Kardiologjisë.
Objektivat e aktivitetit
Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:
Do të përditësohen njohuritë mbi Udhëzuesit / protokollet e fundit mbi menaxhimin e insuficiencës kardiake nga Shoqata Evropiane e Kardiologjisë dhe ato amerikane nga Shoqata Amerikane e Zemrës / Kolegji Amerikan i Kardiologjisë /Shoqata Amerikabe e Insuficiencës Kardiake. Do të paraqiten rezultatet e studimeve më të reja shkencore në këtë fushë (rezultatet e studimeve rastësore fazë III dhe atyre të kryera në kushtet e praktikës së përditëshme klinike).
Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:
Njohuritë mbi protokollet e fundit dhe studimet e reja shkencore, do të kontribuojnë në mjekimin e pacientëve shqipëtarë me metoda bashkëkohore dhe do të nxisin një përdorim sa më efikas dhe të sigurt të trajtimeve përkatëse medikamentoze.
Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:
Duke zbatuar ne praktiken klinike njohurite e fituara nga ky material, do të përmiresohet cilësia e shërbimit ndaj pacientit.
Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti:
Mjeke te pergjithshem
Mjeke kardiologe
Ky trajnim eshte akredituar nga ASCK dhe i jane njohur 4 kredite.
Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.
Testi eshte i perbere nga 10 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.
Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit
(23 Tetor-23 Nentor 2023)
Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.[:]
Dokumente
Testi i vleresimit te aktivitetit -Mjekimi i insuficiencës kardiake me fraksion të reduktuar të ejeksionit: një vështrim mbi alternativat e reja të mjekimit- Moduli II date 23 Tetor-23 Nentor 2023[:]
5 Thoughts on “Mjekimi i insuficiencës kardiake me fraksion të reduktuar të ejeksionit: një vështrim mbi alternativat e reja të mjekimit- Moduli II date 23 Tetor- 23 Nentor 2023[:]”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje te nderuar kolege. Une jam moderatorja i ketij trajnimi online qe do zhvillohet nga data 23 Tetor-23 Nentor 2023.
Per cdo pyetje dhe paqartesi, mund te komunikojme ne kete rubrike diskutimesh. Faleminderit dhe pune te mbare
Urime per temen dhe lektoren e nderuar.
Suksesee
Faleminderit dhe suksese
Ju uroj suksese ne trajnime te tilla me nivel te larte profesional.
Suksese dhe ju ne punen tuaj. Faleminderit