Kujdesi Paliativ ne fokusin e profesionisteve te shendetesise 27 Mars-27 Prill 2017
Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise
“Kujdesi Paliativ ne fokusin e profesionisteve te shendetesise”
(27 Mars – 27 Prill 2017 )
Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al
(Online Medical Information)
Qellimi i aktivitetit
Qellimi i ketij aktiviteti eshte nje prezantim kompleks i te gjithave formave bashkekohore te Kujdesit Paliativ. Vlen per tu permendur se ky prezantim eshte shume planesh dhe te gjithe profesionistet e shendetesise e gjejne veten te perfshire si nje pjese integrale e asaj qe njihet si Kujdesi Paliativ
Nevojat e profesionistëve për të cilët kryhet ky aktivitet
Ky trajnim behet me qellimin e rritjes se informacioneve qe kane profesionistet e shendetesise per kujdesin paliativ . Ne kete trajnim shume nga temat jane nje kendveshtrim i ri edhe per mjekesine bashkekohore europiane .
Objektivat e aktivitetit:
1. Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:
Njohurite e profesionisteve te shendetesise duhen shtuar dhe riperterire edhe ne fushen e kujdesit paliativ pasi vihet re nje shtim agresiv i rasteve te reja qe detyrimisht kane nevoje per kete perkujdesje.
2. Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:
Per te qene sa me profesional ne dhenien e perkujdesjes per keta te semure ne nje nga shume format e dhenies se saj te cilat trajtohen me se miri ne kete trajnim.
3. Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:
Disa nga profesionistet e mjekesise shpesh mendojne se Kujdesi Paliativ nuk eshte pjese e sherbimeve dhe e perkujdesjes qe ata mund te ofrojme. Vlen per tu theksuar se ky sherbim ka nevoja imediate per nje asistence nga te gjithe profesionistet e mjekesise te cilet duhet te japin kontributin e tyre te cmuar ne fushen specifike ku ata veprojne . Kompleksiteti i ketij sherbimi i ben te vyer te gjithe keta profesioniste.
Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti
Mjeke specialiste
Mjeke familje
Farmaciste
Mjek Stomatologe
Infermiere
Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.
Testi eshte i perbere nga 20 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.
Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit ( 27 Mars- 27 Prill 2017)
Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.
Per cdo paqartesi qe keni per trajnimin, ju lutem te bashkebisedoni me pjesemarrsesit e tjese ose/dhe te konsultoheni me moderatorin tone online ne rubriken Diskutime. Pasi regjistroheni ne trajnim keni akses ne kete forum interaktiv.
Keni nje muaj kohe per ta pervetesuar materialin.
Ju lutemi te mos synoni per plotesimin e menjehershem te testit pasi vetem njehere mund te plotesohet.
Suksese dhe pune te mbare!
Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.
KY AKTIVITET ESHTE VLERESUAR ME 25 KREDITE NGA QKEV.
Testi i vleresimit te aktivitetit ” Kujdesi Paliativ ne fokusin e profesionisteve te shendetesise” 27 Mars-27 Prill 2017
2 Thoughts on “Kujdesi Paliativ ne fokusin e profesionisteve te shendetesise 27 Mars-27 Prill 2017”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje !
Une jam moderatori online i trajnimit.
Ju lutem per cdo pyetje dhe paqartesi mos hezitoni te kontaktoni.
Ju faleminderit
Pershendetje un e bera testin me 83%…..si procedohet me pas….do me njoftoni ju….faleminderit.