Kujdesi Paliativ ne fokusin e profesionisteve te shendetesise 22 NENTOR- 22 DHJETOR 2017
Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise
“Kujdesi Paliativ ne fokusin e profesionisteve te shendetesise”
(22 Nentor- 22 Dhjetor 2017 )
Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al
(Online Medical Information)
Qellimi i aktivitetit
Qellimi i ketij aktiviteti eshte nje prezantim kompleks i te gjithave formave bashkekohore te Kujdesit Paliativ. Vlen per tu permendur se ky prezantim eshte shume planesh dhe te gjithe profesionistet e shendetesise e gjejne veten te perfshire si nje pjese integrale e asaj qe njihet si Kujdesi Paliativ
Nevojat e profesionistëve për të cilët kryhet ky aktivitet
Ky trajnim behet me qellimin e rritjes se informacioneve qe kane profesionistet e shendetesise per kujdesin paliativ . Ne kete trajnim shume nga temat jane nje kendveshtrim i ri edhe per mjekesine bashkekohore europiane .
Objektivat e aktivitetit:
1. Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:
Njohurite e profesionisteve te shendetesise duhen shtuar dhe riperterire edhe ne fushen e kujdesit paliativ pasi vihet re nje shtim agresiv i rasteve te reja qe detyrimisht kane nevoje per kete perkujdesje.
2. Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:
Per te qene sa me profesional ne dhenien e perkujdesjes per keta te semure ne nje nga shume format e dhenies se saj te cilat trajtohen me se miri ne kete trajnim.
3. Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:
Disa nga profesionistet e mjekesise shpesh mendojne se Kujdesi Paliativ nuk eshte pjese e sherbimeve dhe e perkujdesjes qe ata mund te ofrojme. Vlen per tu theksuar se ky sherbim ka nevoja imediate per nje asistence nga te gjithe profesionistet e mjekesise te cilet duhet te japin kontributin e tyre te cmuar ne fushen specifike ku ata veprojne . Kompleksiteti i ketij sherbimi i ben te vyer te gjithe keta profesioniste.
Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti
Mjeke specialiste
Mjeke familje
Farmaciste
Mjek Stomatologe
Infermiere
Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.
Testi eshte i perbere nga 20 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.
Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit ( 22 Nentor- 22 Dhjetor 2017)
Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.
Per cdo paqartesi qe keni per trajnimin, ju lutem te bashkebisedoni me pjesemarrsesit e tjese ose/dhe te konsultoheni me moderatorin tone online ne rubriken Diskutime. Pasi regjistroheni ne trajnim keni akses ne kete forum interaktiv.
Keni nje muaj kohe per ta pervetesuar materialin.
Ju lutemi te mos synoni per plotesimin e menjehershem te testit pasi vetem njehere mund te plotesohet.
Suksese dhe pune te mbare!
Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.
KY AKTIVITET ESHTE VLERESUAR ME 25 KREDITE NGA QKEV.
Testi i vleresimit te aktivitetit ” Kujdesi Paliativ ne fokusin e profesionisteve te shendetesise” 22 nentor- 22 dhjetor 2017
5 Thoughts on “Kujdesi Paliativ ne fokusin e profesionisteve te shendetesise 22 NENTOR- 22 DHJETOR 2017”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje !
Une jam moderatori i ketij trajnimi.
Ju lutem qe per cdo paqartesi qe keni ne lidhje me materialet apo mbarevajten e trajnimi te me pyesni.
Faleminderit dhe suksese
Kam bere trajnimin dhe kam dale mbi 70 % me pike. Certifikatat i coni ju apo duhet vajtur vete ne QKEV? Faleminderit
Ermira pershendetje. Une jam moderatori i trajnimit per pjesen qe i perket paqertesive dhe mbarevajtjes se trajnimit.
Te lutem persa i perket pjeses administrative te trajnimit, te kontaktosh ne adresen e emailit te afishuar ne portal info@omi.al apo ne numrat e telefonit 0682076808/062666777.
Faleminderit
Pershendetje. Une punoj si infermiere dhe kjo eshte teme e prekshme per ne. Cila eshte menyra me e mire per trajtimin e plageve , dekubituseve te pacientat e paralizuar apo pacienta terminale? Faleminderit
Pershendetje Brisilda. Te falenderoj per pyetjen. Eshte e vertete qe per pacientet qe jane te paralizuar, apo ne moshe te thyer qe nuk levizin dot , problemi me i madh qe haset jane dekubituset.
Hapi i pare qe duhet ndjekur eshte vleresimi i pacientit dhe i plages se dekubitusit.
Vlerësimi i plagës duhet të përfshijë parametrat si :
vendndodhja e plages,
madhesia e saj,
stadi i plages,
llojet e indeve te prekura,
ka eksudat apo jo
era
lekura perreth ( a ka dhimbje, edeme, prani infeksioni mykotik etj)
Ne pergjithesi kujdesi per plaget e dekubituseve eshte shume dimensional : Ai konsiston ne :
– ripozicionim te shpeshte te pacientit , cdo 2 ore kur eshte shtrire dhe cdo 15 min kur eshte ulur
– minimizim te forces se ferkimit
– duhen perdorur jasteke sfungjeri per rastet kur pacienti rri ulur
– behet pastrimi i lekures me uje te vaket dhe sapun
– pastrimi i plages me solucion fiziologjik
– perdoren garza me veti absorbuese
– reduktim i lageshtires ne maksimum
– duhet bere kateterizim urinar ne rastet kur eshte e nevojshme
– duhet kujdesur per statusin nutricional te pacientit ( duhet te jete sa me i hidratuar)
– menaxhim i semundjeve shoqeruese kronike