Kronoterapia, rëndësia e aplikimit dhe roli i profesionistëve të shëndetit- Moduli 1 date 30 Tetor -30 Nentor 2025
Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise
“Kronoterapia, rëndësia e aplikimit dhe roli i profesionistëve të shëndetit
Moduli I”
(30 Tetor – 30 Nentor 2025)
Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al
(Online Medical Information)
Qellimi i aktivitetit
Të vlerësohen nevojat e profesionistëve të shëndetit mbi kronoterapinë dhe të ofrohet informacion i përditësuar për përmirësimin e praktikave klinike.
Objektivat e aktivitetit
Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:
Të përditësohen mbi konceptet bazë të kronoterapisë.
Të njihen me evidencat shkencore që mbështesin rolin e kohës në administrimin e terapisë.
Të kuptojnë ndikimin e kronoterapisë në përmirësimin e efikasitetit dhe uljen e efekteve anësore
Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:
Të aftësohen të integrojnë parimet e kronoterapisë në praktikën e përditshme.
Të aplikojnë udhëzimet praktike për përcaktimin e kohës optimale të administrimit të barnave.
Të analizojnë dhe interpretojnë situata klinike duke marrë parasysh ritmet biologjike të pacientëve
Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:
Të zhvillojnë një qasje pozitive ndaj përdorimit të kronoterapisë si pjesë e kujdesit cilësor.
Të tregojnë gatishmëri për të përfshirë risitë shkencore në praktikat klinike.
Të vlerësojnë rëndësinë e personalizimit të terapisë bazuar në ritmet biologjike të pacientit.
Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.
Testi eshte i perbere nga 10 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.
Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit
(30 Tetor – 30 Nentor 2025)
Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.
Suksese dhe pune te mbare!
Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interesit komercial.
Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.
One Thought on “Kronoterapia, rëndësia e aplikimit dhe roli i profesionistëve të shëndetit- Moduli 1 date 30 Tetor -30 Nentor 2025”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje te nderuar kolege. Une jam moderatorja i ketij trajnimi online qe do zhvillohet nga data 30 Tetor – 30 Nentor 2025.
Per cdo pyetje dhe paqartesi, mund te komunikojme ne kete rubrike diskutimesh. Faleminderit dhe pune te mbare