Gabimet mjekësore, siguria e pacientit dhe roli i profesionistëve të shëndetit Moduli II- 27 Shkurt- 27 Mars 2025
Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise
“ Gabimet mjekësore, siguria e pacientit dhe roli i profesionistëve të shëndetit Moduli II”
(27 Shkurt – 27 Mars 2025)
Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al
(Online Medical Information)
Qellimi i aktivitetit
Qellimi i ketij aktiviteti eshte informimi i profesionisteve te shendetesise per zhvillimet me te reja ne fushen e sigurise se pacientit dhe identifikimin e nderhyrjeve te suksesshme ne rritjen e sigurise se pacientit.
Objektivat e aktivitetit
Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:
Njohurite e farmacisteve duhen shtuar ne manaxhimin sa me te mire te profilit te sigurise te pacienteve. Nje farmacist i mireinformuar ndihmon ne rritjen e cilesise se shendetit te pacienteve.
Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:
Per te qene ne nivelin e duhur bashkekohor te trajtimit dhe te perkujdesjes te pacienteve, ne ofrimin e nje sherbimi cilesor shendetesor dhe edukim per pacientin per nje siguri maksimale ndaj terapise farmakologjike dhe ulje te incidences se efekteve anesore.
Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:
Ky trajnim ka per qellim perfshirjen e gjithe profesionisteve te mjekesise per nje edukim dhe informim me te plote me qellim permiresimin e sigurise te pacienteve por gjithashtu edhe per nje informim persa i perket identifikimit te faktoreve qe cojne ne rritje te ADR-ve dhe edukim per nderhyrje te suksesshme terapeutike.
Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.
Testi eshte i perbere nga 10 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.
Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit
(27 Shkurt- 27 Mars 2025)
Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.
Suksese dhe pune te mbare!
Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interesit komercial.
Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.
Ky aktivitet eshte i njohur nga ASCK-ja dhe i jane njohur 2 kredite.
Testi i vleresimit te aktivitetit- Gabimet mjekësore, siguria e pacientit dhe roli i profesionistëve të shëndetit Moduli II – 27 Shkurt- 27 Mars 2025
One Thought on “Gabimet mjekësore, siguria e pacientit dhe roli i profesionistëve të shëndetit Moduli II- 27 Shkurt- 27 Mars 2025”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje te nderuar kolege. Une jam moderatorja i ketij trajnimi online qe do zhvillohet nga data 27 Shkurt- 27 Mars 2025.
Per cdo pyetje dhe paqartesi, mund te komunikojme ne kete rubrike diskutimesh. Faleminderit dhe pune te mbare