Gabimet mjekësore, siguria e pacientit dhe roli i profesionistëve të shëndetit Moduli I – 15 Nentor -15 Dhjetor 2024
Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise
“ Gabimet mjekësore, siguria e pacientit dhe roli i profesionistëve të shëndetit Moduli I”
(15 Nentor – 15 Dhjetor 2024)
Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al
(Online Medical Information)
Qellimi i aktivitetit
Qellimi i ketij aktiviteti eshte informimi i profesionisteve te shendetesise per zhvillimet me te reja ne fushen e sigurise se pacientit dhe identifikimin e nderhyrjeve te suksesshme ne rritjen e sigurise se pacientit.
Objektivat e aktivitetit
Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:
Njohurite e farmacisteve duhen shtuar ne manaxhimin sa me te mire te profilit te sigurise te pacienteve. Nje farmacist i mireinformuar ndihmon ne rritjen e cilesise se shendetit te pacienteve.
Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:
Per te qene ne nivelin e duhur bashkekohor te trajtimit dhe te perkujdesjes te pacienteve, ne ofrimin e nje sherbimi cilesor shendetesor dhe edukim per pacientin per nje siguri maksimale ndaj terapise farmakologjike dhe ulje te incidences se efekteve anesore.
Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:
Ky trajnim ka per qellim perfshirjen e gjithe profesionisteve te mjekesise per nje edukim dhe informim me te plote me qellim permiresimin e sigurise te pacienteve por gjithashtu edhe per nje informim persa i perket identifikimit te faktoreve qe cojne ne rritje te ADR-ve dhe edukim per nderhyrje te suksesshme terapeutike.
Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.
Testi eshte i perbere nga 10 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.
Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit
(15 Nentor -15 Dhjetor 2024)
Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.
Suksese dhe pune te mbare!
Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interesit komercial.
Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.
KY AKTIVITET ESHTE NE PROCES AKREDITIMI.
Testi i vleresimit te aktivitetit- Gabimet mjekësore, siguria e pacientit dhe roli i profesionistëve të shëndetit Moduli I – 15 Nentor -15 Dhjetor 2024
3 Thoughts on “Gabimet mjekësore, siguria e pacientit dhe roli i profesionistëve të shëndetit Moduli I – 15 Nentor -15 Dhjetor 2024”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje te nderuar kolege. Une jam moderatorja i ketij trajnimi online qe do zhvillohet nga data 15 Nentor – 15 Dhjetor 2024.
Per cdo pyetje dhe paqartesi, mund te komunikojme ne kete rubrike diskutimesh. Faleminderit dhe pune te mbare
Pershendetje,
Jam nje farmaciste nga Vlora dhe jam e interesuar per trajtimin online qe do te zhvillohet nga dt 15Nentor-15 Dhjetor 2024
Ju lutem mundeni te me informoni si mund te veproj.
Me respekt
Pershendetje Arjana. Ne rubriken e mesiperme qe thote Dokumente jane te afishuar materialet e trajnimit. Po te klikosh mbi to , shkarkohen automatikisht. Pasi te lexosh materialet, mund te plotesosh testin e trajnimit. Duhet marre mbi 70% e testit qe te merren kreditet. Vetem kujdes mos u nxito , sepse testi plotesohet vetem njehere.