Farmakovigjilenca, roli dhe zhvillimet me te fundit 12-14 dhjetor 2016
Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise
“Farmakovigjilenca, roli dhe zhvillimet me te fundit”
(12-14 Dhjetor 2016)
Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al
(Online Medical Information)
Qellimi i aktivitetit
Qellimi i ketij aktiviteti eshte informimi dhe fillon qe nga pershkrimi se cfare eshte dhe me se merret farmakovigjilenca e deri te informacionet e kategorizuara si profesionale persa i perket menyres se si
mbidhet informacioni , si perpunohet dhe si dilet ne konkluzione te cilat kane te njejten vlere per profesionistet e mjekesise si tabelat e qarkullimit rrugor per drejtuesit e mjeteve .
Nevojat e profesionistëve për të cilët kryhet ky aktivitet
Nevojat e profesionisteve te shendetesise per informacione ne kete fushe jane qe nga elementaret e deri te bashkekohoret duke shpresuar qe ne te mos presim vetem sygjerime qe vijne nga jashte , por te kemi edhe ne banken tone te grumbullimit e perpunimit te informacioneve kaq jetike per shendetin e popullates tone.
Objektivat e aktivitetit
Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:
Te marre njohurite baze mbi kete shkence qe kane te bejne me mbledhjen e informacioneve , filozofine e selektimit te informacionit te poseduar , perpunimit te tij ne menyre adekuate dhe prezantimit te tij tek te gjithe profesionistet e interesuar.
Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:
Tek objektivat qe lidhen me aftesine e profesionisteve mund te permendim ato pjese te farmakovigjilences e cila i perfshine keta profesioniste drejteperdrejte . Duhet theksuar se profesionistet e mjekesise jane hallka e pare nga te cilet merret informacioni dhe hallka e fundit te cileveu drejtohen konkluzionet e perpunuara te ketij informacioni .
Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:
Objektivat qe lidhen me qendrimet e profesionisteve te shendetesise kundrejt ketij trajnimi kane te bejne me menyren e tyre te komportimit ne lidhje me kete mision te tyre . Kjo perfshirje e tyre ne kete skeme te re te sigurise se pacientit ju jep atyre atributet e profesionisteve qe hetojne , transmetojne dhe reflektojne kundrejt cdo bari qe cenon sado pak jeten dhe cilesine e jetes se pacientit .
Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti:
Mjeke specialiste
Mjeke familje
Farmaciste
Mjek Stomatologe
Infermiere
Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.
Testi eshte i perbere nga 20 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.
Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit (12 Dhjetor – 14 Dhjetor 2016)
Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.
Suksese dhe pune te mbare!
Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interest komercial.
Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.
KY AKTIVITET ESHTE VLERESUAR ME 9 KREDITE NGA QKEV.
Testi i vleresimit te aktivitetit ” Farmakovigjilenca,roli dhe zhvillimet me te fundit” 12-14 Dhjetor 2016
5 Thoughts on “Farmakovigjilenca, roli dhe zhvillimet me te fundit 12-14 dhjetor 2016”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje kolege!
Une jam moderatori online i ketij trajnimi.
Ju lutem qe per cdo paqartesi qe keni ne lidhje me materialet apo mbarevajten e trajnimi te me pyesni.
Faleminderit dhe suksese
a ka mundesi te jete i vertete ky reultat? pasi psh pyetja 15 mua me duket e sakte,dhe ketu ma keni nxjerr te gabuar.
1. Sipas O.B.SH farmakovigjilenca eshte: Shkenca e lidhur me dedektimin, analizimin,kuptimin dhe parandalimin e efekteve anesore E Saktë
2. Ne farmakovigjilence raportohet: Te gjitha keto E Saktë
3. EMEA: Funksionon si nje sekretariat per nje rrjet te gjere ekspertesh E Saktë
4. Farmakovigjilenca eshte nje sfide ne Europe sepse : Shume autoritete E Gabuar (Te gjitha keto)
5. Te gjitha keto jane te verteta pervec: Lejohet reklamimi direkt tek konsumatori E Saktë
6. Avantazhet e FDA-se jane: Te gjitha keto E Saktë
7. Te gjitha jane te verteta pervec: Mos raportimi ne kohe perben akt kriminal E Gabuar (Ka tolerance kohe ne raportimin e ADR-ve serioze)
8. Sfidat e sotme te Farmakovigjilences jane: Te gjitha keto E Saktë
9. Faktore predispozues per efektet e padeshiruara te barnave permendim: Te gjitha keto E Gabuar (Mosha e trete dhe foshnjat jane me te rrezikuara)
10. ADR e tipit B – bizarre ( e cuditshme) : Te paparashikueshme E Saktë
11. ADR e tipit A – augmented ( efekt i shtuar): Te gjitha keto E Saktë
12. Nekroza e lekures e shkaktuar nga Warfarina : Shfaqet me shume ne lekure dhe krahe E Gabuar (Shkaktohet nga trombet e mbyllura ne enet e gjakut te lekures)
13.ADR ne popullatat geriatrike: Te gjitha keto E Saktë
14. Barnat qe shkaktojne me shume ADR te mosha e trete jane: Te gjitha keto E Saktë
15. Adverse Event ( AE) : Eshte nje ngjarje e padeshiruar qe ndodh ne nje pacient qe merr pjese ne nje studim klinik E Gabuar ()
16. Personi I kualifikuar ne farmakovigjilence (QPPV) duhet te : Te gjitha keto E Saktë
17. ADR-te I klasifikojme ne baze te : Te gjitha keto E Saktë
18. Program i telematikes : Ka si objektiv rritjen e eficences dhe transparences ne te gjithe sistemin rregullator te barnave ne BE E Saktë
19. Barnat qe rrisin rrjedhen e gjakut permendim: Glukagoni E Gabuar (Noradrenalina)
20. Etno-botanika: Eshte shkenca qe merret me studimin e bimeve nga njerezit E Gabuar (Shume barna e kane prejardhjen nga bimet)
Rezultati 65%
Eduina pershendetje!
Pergjigjet mund te duken si te ngjashme por vetem nje eshte e sakte. Prandaj rekomandohet qe te lexohet
mire materiali. Pasi Adverse Event, ADR-te ndryshojne ne perkufizim me njera tjetren nga detaje te vogla.
Faleminderit
pershendetje un bera testin pastaj pashe qe thoshte regjistrohu. dmth u regjistrova pasi bera testin . ne rregull jam apo sme quhet
Pershendetje. Fillimisht duhet te regjistroheni, studioni materialet dhe pastaj te plotesoni testin.