Aplikimi i polifarmacisë. Menaxhimi dhe siguria e mjekimit- Moduli I date 5 Nentor – 5 Dhjetor 2024
Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise
“ Aplikimi i polifarmacise. Menaxhimi dhe siguria e mjekimit- Moduli I”
(5 Nentor – 5 Dhjetor 2024)
Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al
(Online Medical Information)
Qellimi i aktivitetit
Qellimi i ketij aktiviteti eshte informimi i profesionisteve te shendetit per zhvillimet me te reja ne fushen e polifarmacise.
Objektivat e aktivitetit
Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:
Njohurite e profesionisteve te shendetesise duhen shtuar ne manaxhimin sa me te mire te polifarmacise ne pacientet kronike. Nje profesionist i mireinformuar ndihmon ne rritjen e cilesise se shendetit te pacienteve.
Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:
Per te qene ne nivelin e duhur bashkekohor te trajtimit dhe te perkujdesjes te pacienteve, ne ofrimin e nje sherbimi cilesor shendetesor dhe edukim per pacientin per nje aderence maksimale ndaj terapise farmakologjike.
Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:
Ky trajnim ka per qellim perfshirjen e gjithe profesionisteve te shendetesise per nje edukim dhe informim me te plote me qellim permiresimin e manaxhimit te polifarmacise por gjithashtu edhe per nje informim persa i perket identifikimit te faktoreve qe cojne ne ulje te aderences dhe edukim per nderhyrje te suksesshme terapeutike.
Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti:
Ky trajnim eshte akredituar nga ASCK dhe i jane njohur 3 kredite. Kategoria: Farmaciste.
Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.
Testi eshte i perbere nga 19 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.
Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit
(5 Nentor – 5 Dhjetor 2024)
Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.
Suksese dhe pune te mbare!
Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interesit komercial.
Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.
Testi i vleresimit te aktivitetit te trajnimit: Aplikimi i polifarmacisë. Menaxhimi dhe siguria e mjekimit- Moduli I date 05 Nentor – 05 Dhjetor 2024
One Thought on “Aplikimi i polifarmacisë. Menaxhimi dhe siguria e mjekimit- Moduli I date 5 Nentor – 5 Dhjetor 2024”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje te nderuar kolege. Une jam moderatorja i ketij trajnimi online qe do zhvillohet nga data 05 Nentor – 05 Dhjetor 2024.
Per cdo pyetje dhe paqartesi, mund te komunikojme ne kete rubrike diskutimesh. Faleminderit dhe pune te mbare