Trajnimi: 1000 Ditet e Para te Jetes – Moduli II date 26 Mars-26 Prill 2025

Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise

“ 1000 Ditet e Para te Jetes –  Moduli II”

(26 Mars – 26 Prill 2025)

Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al

(Online Medical Information)

Qellimi i aktivitetit

Qellimi i ketij aktiviteti eshte t’u ofrojë profesionistëve të kujdesit shëndetësor,  një kuptim gjithëpërfshirës të rolit kritik të mikrobiotës qe nga lindja deri në femijerine e hershme.

Objektivat e aktivitetit

Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:

Ky trajnim synon të rrisë njohuritë dhe kompetencat e profesionistëve të kujdesit shëndetësor në lidhje me rolin e mikrobiotës në rritje dhe zhvillimin e fëmijëve.

Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:

Ky trajnim  është projektuar për të pajisur profesionistët e kujdesit shëndetësor me njohuri dhe aftësi për të integruar shkencën e mikrobiotës në praktikën e tyre për rezultate të përmirësuara të shëndetit të fëmijëve..

Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:

Qëndrimi i përditësuar i profesionisteve te shendetesise per ndikimin e mikrobiotës ne shendetin e njeriut dhe te identifikoje faktorët e rrezikut per te bere rekomandimet per ndërhyrjet e duhura për të mbështetur mikrobiotën e shëndetshme.

 

Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.

Testi eshte i perbere nga 10 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.

Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit

(26 Mars – 26 Prill 2025)

 

Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.

Suksese dhe pune te mbare!

Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interesit komercial.

Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.

TRAJNIMI eshte akredituar nga ASCK dhe i Jane njohur 2 kredite.

Trajnimi eshte i vlefshem per mjeke te pergjithshem/familje, farmaciste dhe infermiere/mami.

3 Thoughts on “Trajnimi: 1000 Ditet e Para te Jetes – Moduli II date 26 Mars-26 Prill 2025”

  • Pershendetje te nderuar kolege. Une jam moderatorja i ketij trajnimi online qe do zhvillohet nga data 26 Mars- 26 Prill 2025.
    Per cdo pyetje dhe paqartesi, mund te komunikojme ne kete rubrike diskutimesh. Faleminderit dhe pune te mbare

    • Pershendetje Denisa. Testi mund te plotesohet gjate kohes qe trajnimi eshte aktiv, pra per 1 muaj. Testi mund te behet vetem 1 here dhe duhet marre 70% e siper.Prandaj ju lutemi, mos u nxitoni ne plotesimin e tij. Faleminderit

Leave a Reply