Kronoterapia, rëndësia e aplikimit dhe roli i profesionistëve të shëndetit- Moduli I date 17 Nentor – 17 Dhjetor 2026

“Kronoterapia, rëndësia e aplikimit dhe roli i profesionistëve të shëndetit Moduli I”   (17 Nentor- 17 Dhjetor 2026) Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al (Online Medical Information) Qellimi i aktivitetit Të vlerësohen nevojat e profesionistëve të shëndetit mbi kronoterapinë dhe të ofrohet informacion i përditësuar për përmirësimin e praktikave klinike. Objektivat e aktivitetit Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve: Të përditësohen mbi konceptet bazë të kronoterapisë. Të njihen me evidencat shkencore që mbështesin rolin e kohës në administrimin e terapisë. Të kuptojnë ndikimin e kronoterapisë në përmirësimin e efikasitetit dhe uljen e efekteve anësore Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve: Të aftësohen të integrojnë parimet e kronoterapisë në praktikën e përditshme. Të aplikojnë udhëzimet praktike për përcaktimin e kohës optimale të administrimit të barnave. Të analizojnë dhe interpretojnë situata klinike duke marrë parasysh ritmet biologjike të pacientëve Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve: Të zhvillojnë një qasje pozitive ndaj përdorimit të kronoterapisë si pjesë e kujdesit cilësor. Të tregojnë gatishmëri për të përfshirë risitë shkencore në praktikat klinike. Të vlerësojnë rëndësinë e personalizimit të terapisë bazuar në ritmet biologjike të pacientit. Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test. Testi eshte i perbere nga 10 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1. Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit (17 Nentor- 17 Dhjetor 2026) Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti: mjekë të përgjithshëm, mjekë familje, stomatologe, farmacist dhe infermiere. Ky trajnim eshte akredituar nga ASCK me 2 kredit te edukimit ne vazhdim. Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit. Suksese dhe pune te mbare! Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interesit komercial. Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.

Leave a Reply