Kronoterapia, rëndësia e aplikimit dhe roli i profesionistëve të shëndetit- Moduli 1 date 25 Shtator – 25 Tetor 2026

“Kronoterapia, rëndësia e aplikimit dhe roli i profesionistëve të shëndetit

Moduli I” 

 (25 Shtator- 25 Tetor 2026)

Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al

(Online Medical Information)

Qellimi i aktivitetit

Të vlerësohen nevojat e profesionistëve të shëndetit mbi kronoterapinë dhe të ofrohet informacion i përditësuar për përmirësimin e praktikave klinike.

Objektivat e aktivitetit

Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:

Të përditësohen mbi konceptet bazë të kronoterapisë.

Të njihen me evidencat shkencore që mbështesin rolin e kohës në administrimin e terapisë.

Të kuptojnë ndikimin e kronoterapisë në përmirësimin e efikasitetit dhe uljen e efekteve anësore

Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:

Të aftësohen të integrojnë parimet e kronoterapisë në praktikën e përditshme.

Të aplikojnë udhëzimet praktike për përcaktimin e kohës optimale të administrimit të barnave.

Të analizojnë dhe interpretojnë situata klinike duke marrë parasysh ritmet biologjike të pacientëve

Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:

Të zhvillojnë një qasje pozitive ndaj përdorimit të kronoterapisë si pjesë e kujdesit cilësor.

Të tregojnë gatishmëri për të përfshirë risitë shkencore në praktikat klinike.

Të vlerësojnë rëndësinë e personalizimit të terapisë bazuar në ritmet biologjike të pacientit.

Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.

Testi eshte i perbere nga 10 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.

Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit

(25 Shtator- 25 Tetor 2026)

Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti:

mjekë të përgjithshëm, mjekë familje, stomatologe, farmacist dhe infermiere.

Ky trajnim eshte akredituar nga ASCK me 2 kredit te edukimit ne vazhdim.

Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.

Suksese dhe pune te mbare!

Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interesit komercial.

Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.

5 Thoughts on “Kronoterapia, rëndësia e aplikimit dhe roli i profesionistëve të shëndetit- Moduli 1 date 25 Shtator – 25 Tetor 2026”

  • Pershendetje te nderuar kolege. Une jam moderatorja i ketij trajnimi online qe do zhvillohet nga data 25 Shtator- 25 Tetor 2026.
    Per cdo pyetje dhe paqartesi, mund te komunikojme ne kete rubrike diskutimesh. Faleminderit dhe pune te mbare

    • Përshëndetje Ardit, faleminderit për pyetjen. Puna me turne nate e çrregullon ritmin cirkadian, sepse aktiviteti dhe ekspozimi ndaj dritës ndodhin në kohën kur trupi është i programuar për gjumë. Kjo shtyp sekretimin e melatoninës, ndryshon ritmin e kortizolit dhe ul cilësinë e gjumit gjatë ditës. Në periudhë të shkurtër shfaqen lodhje, ulje e vëmendjes dhe rritje e rrezikut për gabime. Në periudhë të gjatë rritet rreziku për çrregullime metabolike, kardiovaskulare dhe gastrointestinale. Masat që ndihmojnë: rotacion i turneve në drejtim të akrepave të orës (mëngjes → pasdite → natë), ekspozim ndaj dritës së fortë në fillim të turnit, syze dielli në rrugë për në shtëpi, një dhomë e errët dhe e qetë për gjumë ditën, si dhe orare të rregullta për vaktet.

Leave a Reply