Kronoterapia, rëndësia e aplikimit dhe roli i profesionistëve të shëndetit- Moduli 1 date 30 Tetor -30 Nentor 2025

Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise

Kronoterapia, rëndësia e aplikimit dhe roli i profesionistëve të shëndetit

Moduli I” 

 (30 Tetor – 30 Nentor 2025)

Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al

(Online Medical Information)

Qellimi i aktivitetit

Të vlerësohen nevojat e profesionistëve të shëndetit mbi kronoterapinë dhe të ofrohet informacion i përditësuar për përmirësimin e praktikave klinike.

Objektivat e aktivitetit

Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:

Të përditësohen mbi konceptet bazë të kronoterapisë.

Të njihen me evidencat shkencore që mbështesin rolin e kohës në administrimin e terapisë.

Të kuptojnë ndikimin e kronoterapisë në përmirësimin e efikasitetit dhe uljen e efekteve anësore

Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:

Të aftësohen të integrojnë parimet e kronoterapisë në praktikën e përditshme.

Të aplikojnë udhëzimet praktike për përcaktimin e kohës optimale të administrimit të barnave.

Të analizojnë dhe interpretojnë situata klinike duke marrë parasysh ritmet biologjike të pacientëve

Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:

Të zhvillojnë një qasje pozitive ndaj përdorimit të kronoterapisë si pjesë e kujdesit cilësor.

Të tregojnë gatishmëri për të përfshirë risitë shkencore në praktikat klinike.

Të vlerësojnë rëndësinë e personalizimit të terapisë bazuar në ritmet biologjike të pacientit.

 

Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.

Testi eshte i perbere nga 10 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.

Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit

 (30 Tetor  – 30 Nentor 2025)

 

Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.

Suksese dhe pune te mbare!

Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interesit komercial.

Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.

Leave a Reply