1000 Ditet e Para te Jetes – Moduli II

Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise

“ 1000 Ditet e Para te Jetes –  Moduli II”

(26 Mars – 26 Prill 2025)

Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al

(Online Medical Information)

Qellimi i aktivitetit

Qellimi i ketij aktiviteti eshte t’u ofrojë profesionistëve të kujdesit shëndetësor,  një kuptim gjithëpërfshirës të rolit kritik të mikrobiotës qe nga lindja deri në femijerine e hershme.

Objektivat e aktivitetit

Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:

Ky trajnim synon të rrisë njohuritë dhe kompetencat e profesionistëve të kujdesit shëndetësor në lidhje me rolin e mikrobiotës në rritje dhe zhvillimin e fëmijëve.

Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:

Ky trajnim  është projektuar për të pajisur profesionistët e kujdesit shëndetësor me njohuri dhe aftësi për të integruar shkencën e mikrobiotës në praktikën e tyre për rezultate të përmirësuara të shëndetit të fëmijëve..

Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:

Qëndrimi i përditësuar i profesionisteve te shendetesise per ndikimin e mikrobiotës ne shendetin e njeriut dhe te identifikoje faktorët e rrezikut per te bere rekomandimet per ndërhyrjet e duhura për të mbështetur mikrobiotën e shëndetshme.

 

Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.

Testi eshte i perbere nga 10 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.

Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit

(26 Mars – 26 Prill 2025)

 

Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.

Suksese dhe pune te mbare!

Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interesit komercial.

Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.

 

Leave a Reply