Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat 30 Shtator 2018 – 30 Tetor 2018

Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise

Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat”

( 30 Shtator 2018- 30 Tetor 2018)

Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al

(Online Medical Information)

Qellimi i aktivitetit

Qellimi i ketij aktiviteti eshte informimi i profesionisteve te fushave te ndryshme te mjekesise persa i perket perdorimit te sigurte te suplementeve bimore dhe ushqimore qe ne nivel global kane nje trend rrites dhe konsiderohen nga shume si alternativa zevendesuese te mjekimeve tradicionale. Si cdo produkt tjeter edhe keto kane efekte anesore dhe duan perkujdesje ne perdorim. Per kete arsye duhen informuar profesionistet e shendetesise ne menyre qe te bejne nje zgjedhje me te sigurte dhe te edukojne dhe pacientin per perdorimin e drejte te suplementeve.

Objektivat e aktivitetit

Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:

Njohurite e profesionisteve te shendetesise duhen shtuar dhe riperterire ne fushen e perdorimit te suplementeve bimore dhe ushqimore. Nje profesionist i mireinformuar ndihmon ne rritjen e cilesise se shendetit te pacientit

Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:

Per te qene ne nivelin e duhur bashkekohor  te perdorimit, trajtimit dhe te perkujdesjes ndaj pacienteve me rritjen e njohurive per perdorimin me te sigurte te mundshem te suplementeve

Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:

Ky trajnim ka per qellim perfshirjen e gjithe profesionisteve te shendetesise ne promovimin e nje jetese te shendetshme dhe ne parandalimin e nderveprimeve te mundshme te padeshiruara  mes barnave dhe suplementeve qe con ne probleme me shendetin e pacientit

Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti:

Mjeke specialiste

Mjeke familje

Farmaciste

Mjek Stomatologe

Infermiere

Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.

Testi eshte i perbere nga 20 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.

Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit

(30 Shtator 2018- 30 Tetor 2018)

Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.

Suksese dhe pune te mbare!

Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interesit komercial.

Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.

KY AKTIVITET ESHTE I AKREDITUAR NGA QKEV DHE I JANE NJOHUR 9 KREDITE.

10 Thoughts on “Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat 30 Shtator 2018 – 30 Tetor 2018”

  • Pershendetje kolege . Une jam moderatorja e trajnimit. Per cdo pyetje dhe paqartesi mund te shkruajme ne kete rubriken e Diskutimeve.

    Trajnimi zgjat 1 muaj deri me date 30tetor 2018.

    Ju lutem mos u nxitoni ne plotesimin e testit pasi mund te behet vetem 1 here. Gjithashtu sic e kemi permendur dhe ne trajnimet e meparshme ju lutem kolegeve te regjistrohen me emer mbiemer te plote. Faleminderit

  • Ju lutem do ju kerkoja te plotesoni edhe testin per vleresimin e aktivitetit. Eshte i rendesishem per ne si organizatore se jane rezultate qe bazohemi per permiresime ne aktivitete e tjera.

    Ju faleminderit

  • Ju lutem, kolegeve te regjistroheni me te dhena te plota ne trajnim, emer mbiemer te plote. Nuk mund te plotesohen listat po nuk qene te dhenat e plota edhe kur jane marre mbi 70 % e testit

  • Ju lutem kolegeve si dita e fundit e ketij trajnimi, plotesoni dhe testin e vleresimit te aktivitetit. Eshte i rendesishem per ne si organizatore, per te bere nje vleresim te brendshem dhe te nxjerrim ne pah ndonje mangesi te mundshme ose ku mund te kete vend per permiresim. Faleminderit

Leave a Reply