Farmakovigjilenca, roli dhe zhvillimet me te fundit, 20 Maj – 20 Qershor 2017
Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise
“Farmakovigjilenca, roli dhe zhvillimet me te fundit”
(20 Maj – 20 Qershor 2017)
Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor www.omi.al
(Online Medical Information)
Qellimi i aktivitetit
Qellimi i ketij aktiviteti eshte informimi dhe fillon qe nga pershkrimi se cfare eshte dhe me se merret farmakovigjilenca e deri te informacionet e kategorizuara si profesionale persa i perket menyres se si
mbidhet informacioni , si perpunohet dhe si dilet ne konkluzione te cilat kane te njejten vlere per profesionistet e mjekesise si tabelat e qarkullimit rrugor per drejtuesit e mjeteve .
Nevojat e profesionistëve për të cilët kryhet ky aktivitet
Nevojat e profesionisteve te shendetesise per informacione ne kete fushe jane qe nga elementaret e deri te bashkekohoret duke shpresuar qe ne te mos presim vetem sygjerime qe vijne nga jashte , por te kemi edhe ne banken tone te grumbullimit e perpunimit te informacioneve kaq jetike per shendetin e popullates tone.
Objektivat e aktivitetit
Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:
Te marre njohurite baze mbi kete shkence qe kane te bejne me mbledhjen e informacioneve , filozofine e selektimit te informacionit te poseduar , perpunimit te tij ne menyre adekuate dhe prezantimit te tij tek te gjithe profesionistet e interesuar.
Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:
Tek objektivat qe lidhen me aftesine e profesionisteve mund te permendim ato pjese te farmakovigjilences e cila i perfshine keta profesioniste drejteperdrejte . Duhet theksuar se profesionistet e mjekesise jane hallka e pare nga te cilet merret informacioni dhe hallka e fundit te cileveu drejtohen konkluzionet e perpunuara te ketij informacioni .
Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:
Objektivat qe lidhen me qendrimet e profesionisteve te shendetesise kundrejt ketij trajnimi kane te bejne me menyren e tyre te komportimit ne lidhje me kete mision te tyre . Kjo perfshirje e tyre ne kete skeme te re te sigurise se pacientit ju jep atyre atributet e profesionisteve qe hetojne , transmetojne dhe reflektojne kundrejt cdo bari qe cenon sado pak jeten dhe cilesine e jetes se pacientit .
Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti:
Mjeke specialiste
Mjeke familje
Farmaciste
Mjek Stomatologe
Infermiere
Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.
Testi eshte i perbere nga 20 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.
Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit (20 Maj 20 Qershor 2017)
Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.
Per cdo paqartesi qe keni per trajnimin, ju lutem te bashkebisedoni me pjesemarrsesit e tjese ose/dhe te konsultoheni me moderatorin tone online ne rubriken Diskutime. Pasi regjistroheni ne trajnim keni akses ne kete forum interaktiv.
Keni nje muaj kohe per ta pervetesuar materialin.
Suksese dhe pune te mbare!
Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interest komercial.
Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.
KY AKTIVITET ESHTE VLERESUAR ME 9 KREDITE NGA QKEV.
Testi i vleresimit te aktivitetit ” Farmakovigjilenca, roli dhe zhvillimet me te fundit” 20 Maj- 20 Qershor 2017
19 Thoughts on “Farmakovigjilenca, roli dhe zhvillimet me te fundit, 20 Maj – 20 Qershor 2017”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje !
Une jam moderatori i ketij trajnimi.
Ju lutem qe per cdo paqartesi qe keni ne lidhje me materialet apo mbarevajten e trajnimi te me pyesni.
Faleminderit dhe suksese
Pershendetje. Desha te pyes cfare barnash mund te japin me shume efekte anesore te shtuara
( augmented)? Faleminderit
Pershendetje Aferdita.
Tipi A i ADR apo efekti augmented i shtuar i efekteve anesore eshte tipi me i shprehur i ADR-ve.
Keto lloj efektesh anesore jane te lidhura kryesisht me dozen e medikamentit te marre dhe jane pergjithesisht te rikthyeshme. Cdo bar ka mundesi potenciale per te dhene nje efekt te shtuar anesor. ketu mund te permendim hemoragjine e shkaktuar nga perdorimi i tepert i warfarines apo acenokumarolit. nje rast tjeter eshte hiperkalemia nga perdorimi i spironolaktonit.
Nje rast tjeter eshte hipoglicemia nga perdorimi i tepert i insulines etj.
Prandaj duhen rekomanduar pacientet per shtimin e efekteve anesore nga mbiperdorimi i medikamenteve
Pershendetje,
Pasi te kryej testin si mund t’i perfitoj kreditet? Mund te me informoni per hapat ne vijim?
Gjithe te mirat
Jorida
Pershendetje Jorida. Me pjesen administrative te trajnimit te lutem kontakto ne nr tel 0662666777 ose adrese emaili info_omi@yahoo.com
Faleminderit
Pershendetje. Une e bera testin dhe mora 70 %. Si veprohet me tej ? Faleminderit
Pershendetje Ilirjan. Te lutem per pjesen administrative te trajnimit kontakto ne info_omi@yahoo.com. Faleminderit