Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat 29 Nentor 2018 – 29 Dhjetor 2018
Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise
“ Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat”
( 29 Nentor 2018- 29 Dhjetor 2018)
Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al
(Online Medical Information)
Qellimi i aktivitetit
Qellimi i ketij aktiviteti eshte informimi i profesionisteve te fushave te ndryshme te mjekesise persa i perket perdorimit te sigurte te suplementeve bimore dhe ushqimore qe ne nivel global kane nje trend rrites dhe konsiderohen nga shume si alternativa zevendesuese te mjekimeve tradicionale. Si cdo produkt tjeter edhe keto kane efekte anesore dhe duan perkujdesje ne perdorim. Per kete arsye duhen informuar profesionistet e shendetesise ne menyre qe te bejne nje zgjedhje me te sigurte dhe te edukojne dhe pacientin per perdorimin e drejte te suplementeve.
Objektivat e aktivitetit
Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:
Njohurite e profesionisteve te shendetesise duhen shtuar dhe riperterire ne fushen e perdorimit te suplementeve bimore dhe ushqimore. Nje profesionist i mireinformuar ndihmon ne rritjen e cilesise se shendetit te pacientit
Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:
Per te qene ne nivelin e duhur bashkekohor te perdorimit, trajtimit dhe te perkujdesjes ndaj pacienteve me rritjen e njohurive per perdorimin me te sigurte te mundshem te suplementeve
Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:
Ky trajnim ka per qellim perfshirjen e gjithe profesionisteve te shendetesise ne promovimin e nje jetese te shendetshme dhe ne parandalimin e nderveprimeve te mundshme te padeshiruara mes barnave dhe suplementeve qe con ne probleme me shendetin e pacientit
Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti:
Mjeke specialiste
Mjeke familje
Farmaciste
Mjek Stomatologe
Infermiere
Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.
Testi eshte i perbere nga 20 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.
Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit
(29 Nentor 2018- 29 Dhjetor 2018)
Pagesa e trajnimit eshte 2700 leke dhe behet ne banke nese merret me shume se 70 % e testit.
Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.
Suksese dhe pune te mbare!
Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interesit komercial.
Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.
KY AKTIVITET ESHTE I AKREDITUAR NGA QKEV DHE I JANE NJOHUR 9 KREDITE.
Dokumente
Testi i vleresimit te Trajnimit “Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat” 29 Nentor 2018- 29 Dhjetor 2018
9 Thoughts on “Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat 29 Nentor 2018 – 29 Dhjetor 2018”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje. Une jam moderatorja e trajnimit qe do zhvillohet nga data 29 nentor deri me 29 dhjetor 2018. Per cdo pyetje dhe paqartesi do diskutojme ne kete hapesire te dedikuar te aktivitetit . Faleminderi
pershendetje dua te jem pjese e trajnimit
Pershendetje Vjosana. Faleminderit per interesimin. Trajnimi fillon sot deri me date 29 dhjetor. Te pjesa ku thote dokumentet, ke materialet e trajnimit. Pasi i studion ato, jep testin e aktivtetit dhe ate te vleresimit te trajnimit. Duhet marre mbi 70 % e testit te aktivitetit per te marre kreditet. Faleminderit
Pershendetje Alba,,une e plotesova kete test dhe mora 85 %,,si te vazhdoj me tutje ,,ku behet pagesa,dhe a regjistrohen keto kredite menjeher ne qkev?
Pershendetje Milena. Trajnimi kushton 2700 leke te reja dhe pagesa behet me banke. per infot per pagesen kontakto te info@omi.al. Pas mbarimit te dates zyrtare te aktivitetit, ne dorezojme listen prane qkev dhe pjesemarresit pajisen me certifikate. e rendesishme eshte qe keto kredite jane per kete cikel por duhet te kemi pak mirekuptm per ndonje vonese ne hedhje, pasi eshte fundi i ciklit dhe ngarkesa eshte e madhe.
Pershendetje, tema e perzgjedhur shume bashke kohore.
Falemnderit per mbeshtetjen. Nertila
Ne pritje te certifikates tani 🙂
Faleminderit juve Nertila. Po flas me adminin per kete pjese
Ju lutem kolegeve te plotesoni dhe testin e vleresimit te aktivitetit. Faleminderit
Ju lutem kolegeve, meqe keto jane trajnimet e fundit per kete vit, ju lutem regjistrohuni me te dhena te plota ne portal. faleminderit