Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat 20 Qershor- 20 Korrik 2020[:]
Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise
“ Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat”
(20 Qershor- 20 Korrik 2020)
Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al
(Online Medical Information)
Qellimi i aktivitetit
Qellimi i ketij aktiviteti eshte informimi i profesionisteve te fushave te ndryshme te mjekesise persa i perket perdorimit te sigurte te suplementeve bimore dhe ushqimore qe ne nivel global kane nje trend rrites dhe konsiderohen nga shume si alternativa zevendesuese te mjekimeve tradicionale. Si cdo produkt tjeter edhe keto kane efekte anesore dhe duan perkujdesje ne perdorim. Per kete arsye duhen informuar profesionistet e shendetesise ne menyre qe te bejne nje zgjedhje me te sigurte dhe te edukojne dhe pacientin per perdorimin e drejte te suplementeve.
Objektivat e aktivitetit
Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:
Njohurite e profesionisteve te shendetesise duhen shtuar dhe riperterire ne fushen e perdorimit te suplementeve bimore dhe ushqimore. Nje profesionist i mireinformuar ndihmon ne rritjen e cilesise se shendetit te pacientit
Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:
Per te qene ne nivelin e duhur bashkekohor te perdorimit, trajtimit dhe te perkujdesjes ndaj pacienteve me rritjen e njohurive per perdorimin me te sigurte te mundshem te suplementeve
Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:
Ky trajnim ka per qellim perfshirjen e gjithe profesionisteve te shendetesise ne promovimin e nje jetese te shendetshme dhe ne parandalimin e nderveprimeve te mundshme te padeshiruara mes barnave dhe suplementeve qe con ne probleme me shendetin e pacientit
Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti:
Mjeke specialiste
Mjeke familje
Farmaciste
Mjek Stomatologe
Infermiere
Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.
Testi eshte i perbere nga 20 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.
Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit
(20 Qershor-20 Korrik 2020)
Pagesa e trajnimit eshte 2700 leke dhe behet ne banke nese merret me shume se 70 % e testit.
Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.
Suksese dhe pune te mbare!
Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interesit komercial.
Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.
KY AKTIVITET ESHTE I AKREDITUAR NGA QKEV DHE I JANE NJOHUR 9 KREDITE.
Dokumente
Testi i vleresimit te Trajnimit “Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat” 20 Qershor- 20 Korrik 2020[:]
13 Thoughts on “Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat 20 Qershor- 20 Korrik 2020[:]”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje te nderuar kolege. Une jam moderatorja e ketij trajnimi online qe do zhvillohet nga data e sotme 20 Qershor deri me 20 Korrik 2020.
Per cdo pyetje dhe paqartesi, mund te komunikojme ne kete rubrike diskutimesh. Faleminderit dhe pune te mbare.
Pershendetje,jam nje mjek stomatolog..pasi mbarova testet..Doja te beja disa pyetje..
1.Ku mund ta bejme pagesen pasi dola me sukses.
2.Kur dhe ku mund ta terheqim certifikaten?
Faleminderit!
Denis pershendetje. Pagesa behet me banke dhe certifikata dergohet me email . Per hapat ne vazhdim shkruaj ne info@omi.al ose ne nr e tel. 0682076808. Faleminderit
Pershendetje.
Sapo mbarova testin dhe doli me sukseses.
Doja tiu pyesja se kur mund ta bej pagesen?
Dhe kur mund ta marr certifikaten?
Pershendetje Elona. per pjesen administrative dergo email ne info@omi.al ose telefono ne nr. 0682076808. Faleminderit
Pershendetje, bera testin e doja te dija brenda sa kohe behet hedhja e krediteve?
A keni ne program edhe trajnime te tjera on-Line ?
Faleminderit
Pershendetje Laureta. Mbas mbarimit te dates zyrtare te trajnimit, qe eshte data 20 korrik, ne brenda 2-3 diteve dorezojme listen prane QKEV. Me pas pasi listat shqyrtohen hidhen ne sistem. Per momentin kemi vetem kete trajnim, po jemi ne proces vleresimi te brendshem per tema te tjera qe kane interes per pjesemarresit ne punen e perditshme. Faleminderit
Pershendetje, sapo perfundova testimin dhe desha te di se kur do te merrain certifikatat? Faleminderit.
Pershendetje Iliriana. Te lutem per pjesen administrative kontakto ne info@omi.al ose ne tel: 0682076808. Faleminderit
Pershendetje , sapo u regjistrova dhe doja te dija tani si funksionon per seminaret onlin dhe si funksionon per te bere testin , faleminderit.
Pershendetje Eriselda. Ky trajnim zgjat 1 muaj. Gjate kesaj kohe, lexon materialet qe i gjen ne rubriken me siper ku thote Dokumente. Me pas ploteson 2 teste, 1 te vleresimit te njohurive dhe nje per vleresimin e cilesise se aktivitetit. Nese merr 70% te testit te vleresimit te njohurive atehere mund te merren kreditet per kete aktivitet. Faleminderit
Pershendetje , si funksionon pjesa e testit , ku mund ta gjejm ? Apo do na vi me email?
faleminderit.
Eriselda pershendetje. ne kete faqe ku je, poshte rubrikes Dokumente ke te afishuar 2 testet e aktivitetit.