Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat 01 Dhjetor- 31 Dhjetor 2020[:]
Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise
“ Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat”
(01-31 Dhjetor 2020)
Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al
(Online Medical Information)
Qellimi i aktivitetit
Qellimi i ketij aktiviteti eshte informimi i profesionisteve te fushave te ndryshme te mjekesise persa i perket perdorimit te sigurte te suplementeve bimore dhe ushqimore qe ne nivel global kane nje trend rrites dhe konsiderohen nga shume si alternativa zevendesuese te mjekimeve tradicionale. Si cdo produkt tjeter edhe keto kane efekte anesore dhe duan perkujdesje ne perdorim. Per kete arsye duhen informuar profesionistet e shendetesise ne menyre qe te bejne nje zgjedhje me te sigurte dhe te edukojne dhe pacientin per perdorimin e drejte te suplementeve.
Objektivat e aktivitetit
Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:
Njohurite e profesionisteve te shendetesise duhen shtuar dhe riperterire ne fushen e perdorimit te suplementeve bimore dhe ushqimore. Nje profesionist i mireinformuar ndihmon ne rritjen e cilesise se shendetit te pacientit
Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:
Per te qene ne nivelin e duhur bashkekohor te perdorimit, trajtimit dhe te perkujdesjes ndaj pacienteve me rritjen e njohurive per perdorimin me te sigurte te mundshem te suplementeve
Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:
Ky trajnim ka per qellim perfshirjen e gjithe profesionisteve te shendetesise ne promovimin e nje jetese te shendetshme dhe ne parandalimin e nderveprimeve te mundshme te padeshiruara mes barnave dhe suplementeve qe con ne probleme me shendetin e pacientit
Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti:
Mjeke specialiste
Mjeke familje
Farmaciste
Mjek Stomatologe
Infermiere
Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.
Testi eshte i perbere nga 20 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.
Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit
(01-31 Dhjetor 2020)
Pagesa e trajnimit eshte 2700 leke dhe behet ne banke nese merret me shume se 70 % e testit.
Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.
Suksese dhe pune te mbare!
Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interesit komercial.
Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.
KY AKTIVITET ESHTE I AKREDITUAR NGA QKEV DHE I JANE NJOHUR 9 KREDITE.
Dokumente
Testi i vleresimit te Trajnimit “Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat” 01 Dhjetor- 31 Dhjetor 2020[:]
7 Thoughts on “Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat 01 Dhjetor- 31 Dhjetor 2020[:]”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje te nderuar kolege. Une jam moderatorja e ketij trajnimi online qe do zhvillohet nga data e sotme 1 Dhjetor deri me 31 Dhjetor 2020
Per cdo pyetje dhe paqartesi, mund te komunikojme ne kete rubrike diskutimesh. Faleminderit dhe pune te mbare.
Pershendetje! Une sapo e mbarova trajnimin online dhe isha e interesuar te dija kur mund te beja pagesen. Faleminderit!
Pershendetje Anisa. Per pjesen e pageses te lutem kontakto ne info@omi.al ose 0682076808. Faleminderit
Pershendetje,plotesova testin,kur do me kalojne kreditet tek qkev?faleminderit
Pershendetje Gresilda. Pasi mbaron trajnimi zyrtarisht ne dorezojme listen prane QKEV. Faleminderit.
Pershendetje,kur mund ta marr certefikaten?
Pershendetje Viola. Per pjesen administrative te lutem kontakto ne info@omi.al ose ne tel 0682076808. Faleminderit