“Siguria e pacientit në përdorimin e barnave: përgjegjësia multidisiplinare e stafit mjekësor nga përshkrimi i recetës deri në administrimi i terapisë” Moduli I date 20 Korrik -20 Gusht 2026
“Siguria e pacientit në përdorimin e barnave: përgjegjësia multidisiplinare e stafit mjekësor nga përshkrimi i recetës deri në administrimi i terapisë”
Moduli I
(20 Korrik – 20 Gusht 2026)
Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al
(Online Medical Information)
Qellimi i aktivitetit
Qëllimi i këtij aktiviteti është të rrisë njohuritë, aftësitë dhe ndërgjegjësimin e profesionistëve shëndetësorë për sigurimin e kujdesit të sigurt dhe cilësor ndaj pacientit. Ai fokusohet në përmirësimin e administrimit të terapisë, monitorimit klinik dhe dokumentimit të saktë. Gjithashtu synon të forcojë bashkëpunimin ndërprofesional për të reduktuar gabimet mjekësore dhe për të përmirësuar rezultatet shëndetësore
Objektivat e aktivitetit
Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:
Objektivat e lidhura me njohuritë synojnë që pjesëmarrësit të kuptojnë parimet bazë të sigurisë së pacientit dhe rëndësinë e kujdesit të saktë shëndetësor. Ata do të jenë në gjendje të përshkruajnë administrimin korrekt të medikamenteve, faktorët e gabimeve mjekësore dhe rolin e monitorimit dhe dokumentimit klinik. Gjithashtu synohet rritja e ndërgjegjësimit për vazhdimësinë dhe cilësinë e kujdesit ndaj pacientit.
Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:
Objektivat e lidhura me aftësitë synojnë që pjesëmarrësit të zbatojnë në praktikë parimet e administrimit të sigurt të barnave dhe monitorimit të pacientit. Ata do të aftësohen për të identifikuar shenjat e hershme të përkeqësimit klinik dhe për të dokumentuar saktë të dhënat shëndetësore. Gjithashtu do të përmirësojnë komunikimin dhe bashkëpunimin me ekipin multidisiplinar.
Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:
Objektivat e lidhura me qëndrimet synojnë që pjesëmarrësit të zhvillojnë përgjegjësi më të lartë profesionale dhe kulturë të sigurisë së pacientit në praktikën klinike. Ata do të rrisin vëmendjen ndaj detajeve, do të përmirësojnë bashkëpunimin me kolegët dhe komunikimin në ekip. Gjithashtu do të tregojnë më shumë ndjeshmëri dhe respekt ndaj nevojave të pacientit.
Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.
Testi eshte i perbere nga 17 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.
Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit
(20 Korrik – 20 Gusht 2026)
Ky trajnim eshte ne proces akreditimi.
Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.
Suksese dhe pune te mbare!
Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interesit komercial.
Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.
