Parandalimi i insultit cerebral ne pacientet me fibrilacion atrial: nga studimet ne praktiken e perditeshme klinike- Moduli II- Date 29 Korrik-29 Gusht 2023[:]
Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise
“Parandalimi i insultit cerebral ne pacientet me fibrilacion atrial: nga studimet ne praktiken e perditeshme klinike- Moduli II”
(29 Korrik – 29 Gusht 2023)
Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al
(Online Medical Information)
Qellimi i aktivitetit
Fibrilacioni atrial (FA) paraqet një barrë të konsiderueshme për pacientët, mjekët, dhe sistemet e kujdesit shëndetësor në nivel global. Mundësia e një pacienti me fibrilacion atrial për të pësuar insult / infarkt cerebral shpesh me pasoja fatale, rritet me pesë herë. Për këtë arsye parandalimi i aksidentëve madhore cerebrovaskulare tek këta pacientë përbën një sfidë më vete në praktikën e përditëshme klinike dhe kërkon përditësim të vazhdueshëm të njohurive shkencore. Janë të shumta publikimet që sjellin evidenca të reja shkencore mbi menaxhimin e pacientëve me fibrilacion atrial, të gjeneruara si nga studimet prospektive fazë e III-të ose e IVrt ashtu edhe nga ato retrospektive, nga bota reale. Mbi bazën e njohurive të reja shkencore Shoqata Evropiane e Kardiologjisë përditësoi në vitin 2020 Udhëzuesin klinik (guideline) të menaxhimit të fibrilacionit atrial dhe parandalimit të insultit cerebral për t’i ndihmuar mjekët në marrjen e vendimeve gjatë praktikës së përditëshme klinike. E pikërisht përditësimi me rezultatet e studimeve më të reja shkencore dhe Udhëzuesit e fundit nga shoqatat mjekësore prestigjoze ndërkombëtare, përbën një nevojë thelbësore për zhvillimin profesional të profesionistëve të kujdesit shëndetësor me qëllim optimizimin e mjekimit të pacientëve me fibrilacion atrial.
Objektivat e aktivitetit
Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:
Përditësimin e njohurive mbi epidemiologjinë, dignozën, paraqitjen klinike, klasifikimin si dhe strategjitë e mjekimit të fibrilacionit atrial.
Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:
Shtimi i njohurive te profesionisteve te shendetesise në parandalimin e insultit cerebral tek pacientët me fibrilacion atrial bazuar në Udhëzuesit / protokollet e fundit të praktikës klinike si psh; vlerësimi i riskut ishemik dhe atij hemorragjik, pozicionimi i antikoagulantëve tradiocionalë përkundrejt alternativave të reja të mjekimit, sfidat dhe strategjitë e mjekimit në popullata të ndryshme pacientësh si ata me diabet, sëmundje renale, të moshuarit etj
Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:
Per te qene ne nivelin e duhur bashkekohor te trajtimit dhe te perkujdesjes te pacienteve qe vuajne nga Fibrilacioni Artrial dhe ne ofrimin e nje sherbimi cilesor shendetesor dhe edukimin e pacientit.
Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti:
Mjeke specialiste
Mjeke familje
Farmaciste
Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.
Testi eshte i perbere nga 10 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.
Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit
(29 Korrik-29 Gusht 2023)
Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.
Suksese dhe pune te mbare!
Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.
Ky trajnim eshte mundesuar nga Bayer d.o.o Shqiperi.
KY AKTIVITET ESHTE AKREDITUAR NGA ASCKSHSH DHE I JANE NJOHUR 6 KREDITE.[:]
Dokumente
Testi i vleresimit te aktivitetit- Parandalimi i insultit cerebral ne pacientet me fibrilacion atrial: nga studimet ne praktiken e perditeshme klinike- Moduli II- Date 29 Korrik-29 Gusht 2023[:]
4 Thoughts on “Parandalimi i insultit cerebral ne pacientet me fibrilacion atrial: nga studimet ne praktiken e perditeshme klinike- Moduli II- Date 29 Korrik-29 Gusht 2023[:]”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
Urime per temen interesante.
I ndjekim me kenaqesi trajnimet qe organizoni.
Faleminderit per vleresimin.
Pershendetje
Duke qene një pjesemarres i rregullt në trajnimet qe organizoni – e kreva gjithashtu edhe modulin Nr 2 te temes se mesiperme.
Klm
Faleminderit dhe pune te mbare