Parandalimi i insultit cerebral ne pacientet me fibrilacion atrial: nga studimet ne praktiken e perditeshme klinike- Moduli I- Date 18 Mars-18 Prill 2024
Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise
“Parandalimi i insultit cerebral ne pacientet me fibrilacion atrial: nga studimet ne praktiken e perditeshme klinike- Moduli I”
(18 Mars-18 Prill 2024)
Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al
(Online Medical Information)
Qellimi i aktivitetit
Fibrilacioni atrial (FA) paraqet një barrë të konsiderueshme për pacientët, mjekët, dhe sistemet e kujdesit shëndetësor në nivel global. Mundësia e një pacienti me fibrilacion atrial për të pësuar insult / infarkt cerebral shpesh me pasoja fatale, rritet me pesë herë. Për këtë arsye parandalimi i aksidentëve madhore cerebrovaskulare tek këta pacientë përbën një sfidë më vete në praktikën e përditëshme klinike dhe kërkon përditësim të vazhdueshëm të njohurive shkencore. Janë të shumta publikimet që sjellin evidenca të reja shkencore mbi menaxhimin e pacientëve me fibrilacion atrial, të gjeneruara si nga studimet prospektive fazë e III-të ose e IVrt ashtu edhe nga ato retrospektive, nga bota reale. Mbi bazën e njohurive të reja shkencore Shoqata Evropiane e Kardiologjisë përditësoi në vitin 2020 Udhëzuesin klinik (guideline) të menaxhimit të fibrilacionit atrial dhe parandalimit të insultit cerebral për t’i ndihmuar mjekët në marrjen e vendimeve gjatë praktikës së përditëshme klinike. E pikërisht përditësimi me rezultatet e studimeve më të reja shkencore dhe Udhëzuesit e fundit nga shoqatat mjekësore prestigjoze ndërkombëtare, përbën një nevojë thelbësore për zhvillimin profesional të profesionistëve të kujdesit shëndetësor me qëllim optimizimin e mjekimit të pacientëve me fibrilacion atrial.
Objektivat e aktivitetit
Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:
Përditësimin e njohurive mbi epidemiologjinë, dignozën, paraqitjen klinike, klasifikimin si dhe strategjitë e mjekimit të fibrilacionit atrial.
Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:
Shtimi i njohurive te profesionisteve te shendetesise në parandalimin e insultit cerebral tek pacientët me fibrilacion atrial bazuar në Udhëzuesit / protokollet e fundit të praktikës klinike si psh; vlerësimi i riskut ishemik dhe atij hemorragjik, pozicionimi i antikoagulantëve tradiocionalë përkundrejt alternativave të reja të mjekimit, sfidat dhe strategjitë e mjekimit në popullata të ndryshme pacientësh si ata me diabet, sëmundje renale, të moshuarit etj
Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:
Per te qene ne nivelin e duhur bashkekohor te trajtimit dhe te perkujdesjes te pacienteve qe vuajne nga Fibrilacioni Artrial dhe ne ofrimin e nje sherbimi cilesor shendetesor dhe edukimin e pacientit.
Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti:
Mjeke specialiste
Mjeke familje
Farmaciste
Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.
Testi eshte i perbere nga 10 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.
Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit
(18 Mars-18 Prill 2024)
Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.
Dokumente
Testi i vleresimit te aktivitetit- Parandalimi i insultit cerebral ne pacientet me fibrilacion atrial: nga studimet ne praktiken e perditeshme klinike- Moduli I- Date 18 Mars-18 Prill 2024
One Thought on “Parandalimi i insultit cerebral ne pacientet me fibrilacion atrial: nga studimet ne praktiken e perditeshme klinike- Moduli I- Date 18 Mars-18 Prill 2024”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje te nderuar kolege. Une jam moderatorja i ketij trajnimi online qe do zhvillohet nga data 18 Mars-18 Prill 2024.
Per cdo pyetje dhe paqartesi, mund te komunikojme ne kete rubrike diskutimesh. Faleminderit dhe pune te mbare