(Albanian) Kujdesi Paliativ ne fokusin e profesionisteve te shendetesise 10 Maj-10 Qershor 2017

Sorry, this entry is only available in Albanian.

11 Thoughts on “(Albanian) Kujdesi Paliativ ne fokusin e profesionisteve te shendetesise 10 Maj-10 Qershor 2017”

  • Pershendetje Zyla. Faleminderit per interesimin. Ky eshte trajnim qe zhvillohet online. Juve studioni materialin e trajnimit dhe ne fund te tij jane 2 teste nje per testimin e njohurive dhe nje per vleresimin e aktivitetit. Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70% e siper te testit.

    Per pjesemarresit nga Kosova, meqe ky trajnim eshte vleresuar nga QKEV me 25 kredite ju duhet ti beni njohje te krediteve ne Kosove ne institucionin perkates qe merret me certifikimin dhe akreditimin e aktiviteveve ne Kosove.

  • Neqoftese ju e keni dhene njehere trajnimin, kreditet nuk mund te jepen 2 here per te njejtin trajnim. Ju munt ti studioni perseri materialet nese keni deshire, por nuk mund te perfitoni kreditet. Faleminderit

  • Pershendetje Miliana. Te falenderoj per pyetjen. Eshte e vertete qe per pacientet qe jane te paralizuar, apo ne moshe te thyer qe nuk levizin dot , problemi me i madh qe haset jane dekubituset.

    Hapi i pare qe duhet ndjekur eshte vleresimi i pacientit dhe i plages se dekubitusit.

    Vlerësimi i pacientit fillon me marrjen e një historie të plotë dhe ekzaminimit fizik. Marrja e historisë

    mund të percaktoje kohëzgjatjen , trajtimin paraprak dhe progresionin e plages.

    Vlerësimi i plagës duhet të kryhet çdo javë dhe mund të përdoret për të nxitur vendimet e trajtimit.

    Vlerësimi i plagës duhet të përfshijë parametrat si :
    vendndodhja e plages,
    madhesia e saj,
    stadi i plages,
    llojet e indeve te prekura,
    ka eksudat apo jo
    era
    lekura perreth ( a ka dhimbje, edeme, prani infeksioni mykotik etj)

    Ne pergjithesi kujdesi per plaget e dekubituseve eshte shume dimensional : Ai konsiston ne :

    – ripozicionim te shpeshte te pacientit , cdo 2 ore kur eshte shtrire dhe cdo 15 min kur eshte ulur

    – minimizim te forces se ferkimit

    – duhen perdorur jasteke sfungjeri per rastet kur pacienti rri ulur

    – behet pastrimi i lekures me uje te vaket dhe sapun

    – pastrimi i plages me solucion fiziologjik

    – perdoren garza me veti absorbuese

    – reduktim i lageshtires ne maksimum

    – duhet bere kateterizim urinar ne rastet kur eshte e nevojshme
    – duhet kujdesur per statusin nutricional te pacientit ( duhet te jete sa me i hidratuar)

    – menaxhim i semundjeve shoqeruese kronike

    .

Leave a Reply