Diabeti mellitus, njohurite baze dhe menaxhimi efektiv i tij 25 Prill-25 Maj 2018

Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise foto diabeti 2

“Diabeti mellitus, njohurite baze dhe menaxhimi efektiv i tij”

(25Prill -25 Maj 2018)

Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al

(Online Medical Information)

Qellimi i aktivitetit

Qellimi i ketij aktiviteti eshte informimi i profesionisteve te fushave te ndryshme te mjekesise persa i perket diabetit , i cili ne terminologjine e sotme mjekesore po konsiderohet si nje epidemi globale me trend rrites.

Objektivat e aktivitetit

Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:

Njohurite e profesionisteve te shendetesise duhen shtuar dhe riperterire ne parandalimin dhe manaxhimin e semundjes se diabetit pasi vihet re nje shtim agresiv i rasteve te reja qe detyrimisht kane nevoje per kete perkujdesje.

Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:

Per te qene ne nivelin e duhur bashkekohor te diagnostifikimit, trajtimit dhe te perkujdesjes ndaj pacienteve me diabet mellitus.

Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:

Ky trajnim ka per qellim perfshirjen e gjithe profesionisteve te shendetesise ne promovimin e nje jetese te shendetshme dhe ne parandalimin e faktoreve te rriskut te diabetit.

Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti:

Mjeke specialiste

Mjeke familje

Farmaciste

Mjek Stomatologe

Infermiere

Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.

Testi eshte i perbere nga 20 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.

Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit (25 Prill-25 Maj 2018)

Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.

Suksese dhe pune te mbare!

Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interest komercial.

Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.

KY AKTIVITET ESHTE VLERESUAR NGA QKEV DHE I JANE NJOHUR 6 KREDITE.

foto diabeti 1

15 Thoughts on “Diabeti mellitus, njohurite baze dhe menaxhimi efektiv i tij 25 Prill-25 Maj 2018”

  • Pershendetje. Une jam moderatorja online e ketij trajnimi. Trajnimi fillon zyrtarisht ne daten 25 Prill dhe zgjat 1 muaj deri ne daten 25 Maj.

    Per cdo pyetje dhe paqartesi ju lutem mos hezitoni te kontaktoni.

    Faleminderit dhe pune te mbare

  • Pershendetje Gentian. Ky eshte nje trajnim online qe do zhvillohet nga datat 25 prill deri 25 qershor. Me te dhenat e tua logohesh ne portal dhe fillimisht regjistrohesh ne trajnim. Per kete ke nje link me siper qe thote ” Regjistrohuni per te marre pjese ne kete aktivitet/trajnim”. Klikon mbi te dhe behet regjistrimi automatik ne trajnim.
    Tek pjesa ku thote DOKUMENTE ke materialet e trajnimit qe studiohen. Mbasi behet studimi i materialeve, jane 2 teste per te plotesuar ai i vleresimit te njohurive dhe i vleresimit te aktivitetit.

    Per te perfituar piket duhet te marresh 70% e siper te pikeve te testit te vleresimit te njohurive.

    Do te rekomandoja te mos nxitoheshe ne plotesimin e testit pasi vetem nje here mund te plotesohet.

    Per cdo pyetje dhe paqartesi qe mund te kesh mos hezito te shkruash prape.

    Faleminderit

  • Faleminderit per temen. Une punoj si infermiere dhe shume paciente kur dalin nga spitali na pyesin per perdorimin e insulines? cila eshte metoda me e mire e administrimit? faleminderit

  • Aferdita te falenderoj per pyetjen. Eshte e vertete qe per te arritur veprimin maksimal terapeutik te insulines, menyra e administrimit eshte thelbesore.

    injektimi i insulinës duhet te bëhet në zonën subkutane, e cila është e vendosur nën lëkurë.
    Fillimisht bëhet gradimi i dozës që mjeku ka vendosur për të marrë pacienti gjate atij vakti. Gradimi është në varësi të insulinës, por e përbashkëta e tij është se pasi shigjeta e insulinës vendoset në numrin e caktuar bëhet tërheqja e pistonit dhe më pas zbulohet këllëfi i agës së insulinës.
    Pasi përcaktohet vendi se ku do të bëhet aplikimi, vendoset agia nën lëkurë dhe shtypet pistoni deri në fund. Lihet rreth 7 sek, në mënyrë që edhe pika e fundit e insulinës të mund të merret.
    Rekomandohet qe injektimi te behet ne kend 90 grade. Zona me e mire me perthithje me te larte eshte zona e abdomenit por duhet patur kujdes qe te mos injektohet insuline ne nje distance 2.5 cm rreth kerthizes.

    Gjithashtu nuk rekomandohet te injektohet insuline ne te njejten zone gjithmone, pasi mund te shkaktoje lipodistrofi. Ne zonen e barkut rekomandohet qe te ruhet nje distance 3cm nga nje aplikim ne tjetrin.

    Pas zones se abdomenit zonat e tjera te perdorura jane krahet, kofshet dhe gluteusi.

    Gjithashtu pacienti duhet te keshillohet edhe per menyren se si e ruan insulinen ne shtepi. Ruajtja jashte standartit mund te uli efektin e insulines.

    Insulinat duhet te kontrollohen per te pare nese kane ndonje ndryshim ne pamje. Insulinat me veprim te shkurter duhen te kene nje pamje te kthjellet. Nese vihet re formimi i precipitatit nuk duhet te perdoret.

    Insulinat e darkes apo me veprim te zgjatur kane nje pamje te turbullt.

    Insulinat e pahapura duhen ruajtur ne frigorifer ne temperaturen 2-8 grade celcius.

    Insulina qe eshte ne perdorim nga pacienti, mire eshte qe te mos behet direkt sa po e nxjerrim nga frigoriferi por te lihet te pakten 15 min ne temperature ambjenti pasi insulina e ftohte kur injektohet mund te shkaktoje dhimbje.

    Nje pjese mjaft e rendesishme ne fillimin e terapise me insuline eshte dhe vleresimi i gjendjes emocionale te pacientit. Dihet qe perdorimi i insulines per shkak te shume faktoreve si stigmatizimi, frika nga shpimet, frika se mos behet i varur prej saj, paragjykimet e ndryshme mund te afektojne perdorimin e saj dhe si rrjedhoje mund te cojne ne nje kontroll glicemik te dobet.

  • Pershendetje ! Une e plotesova pyetesorin dhe mora 85% te pikeve
    Ju lutem me tregoni si do te veprojme ne vazhdim per njohjen e krediteve.
    Faleminderit

  • Pershendetje Gazmend. Per pjesen administrative te trajnimit te lutem kontakto ne adresen e emailit te afishuar ne portal ose nr telefonit.
    Faleminderit

  • Mirembrema! Nuk kam marre pergjigje as ne email dhe as numrat nuk jane funksionale. Cfare duhet te bej mund te kontrolloni email-in ju lutem pasi doja te dija si do i perfitojme kreditet dhe certifikatat. Faleminderit!

  • Miredita Jona. Ju kerkojme ndjese per vonesen ne pergjigje. Nje nga administratoret ndodhet jashte vendit prandaj te ka dale jo aktive nr. Ju kane kthyer pergjigje ne adresen tuaj te emailit. Faleminderit

  • Pershendetje, a mund te marim nje informacion sa here brenda 1 viti duhet pacienti te beje kontrollin tek mjeket specialiste endokrinilog, kardiolog, nefrolog,okulist dhe neurolog. Pacienti Diabetik tip 2 i diagnostikuar prej 20 vjetesh, insulinovartes prej 5 vjetesh. Ndoshta mund te keni ndonje te dhene statistikore me progresin e semundjes ose dhe te kohezgjatjes nga diagnostikimi.

  • Pershendetje Orikel. Te falenderoj per pyetjen. Ne pergjithesi ne Shqiperi nuk ka te dhena te plota statistikore per diabetin. Sepse dihet qe ka plot raste me prediabet qe mund te shkojne te padiagnostikuar deri ne 10 vjet. Po behet nje pune e mire aktualisht me projektin e Check -up ku jane kapur sh raste te padiagnostikuar me diabet. Persa I perket vizitave te mjeku specialist ato jane ne varesi te gjendjes shendetesore te pacientit. Por si rregull te pakten 1 here ne vit eshte e domosdoshme. Federata Nderkombetare e Diabetit ( IDF) dhe EASD ( Shoqata Europiane e Studimit te Diabetit) cdo vit nxjerrin udhezime dhe te dhena statistikore per prevalencen e Diabetit ne nivel global. Duhet theksuar qe Shoqata Shqiptare e Diabetit ka pasur nje rol shume pozitiv per te plotesuar me te dhena statistikore Atlasin e Diabetit qe botohet nga IDF.

Leave a Reply