Dentistria Klinike 1 date 20 Prill-20 Maj 2023[:]

Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise 

DENTISTRIA KLINIKE I”  

(20 Prill-20 Maj 2023)

Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al.

(Online Medical Information)

Qellimi i aktivitetit

Qellimi i ketij aktiviteti eshte informimi i mjekeve stomatologe per zhvillimet me te reja ne fushen e dentistrise klinike, qe te protokollet e mjekimit deri ne te rejat e fundit te teknologjise.

Objektivat e aktivitetit

Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:

Njohurite e profesionisteve te shendetesise duhen shtuar ne manaxhimin sa me te mire te shendetit oral te pacienteve. Nje profesionist i mireinformuar ndihmon ne rritjen e cilesise se shendetit te pacienteve.

Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:

Per te qene ne nivelin e duhur bashkekohor te trajtimit dhe te perkujdesjes te pacienteve, ne ofrimin e nje sherbimi cilesor te shendetit oral dhe edukim per pacientin per nje higjene orale sa me te shendetshme.

Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:

Ky trajnim ka per qellim perfshirjen e gjithe mjekeve stomatologe per nje edukim dhe informim me te plote me qellim eliminimin e problemeve dentare egzistente por gjithashtu edhe per nje edukim dhe informim persa i perket masave parandaluese per patologjite e aparatit stomatonjatik.

Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti:

Mjek Stomatologe

Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.

Testi eshte i perbere nga 10 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.

Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit

(20 Prill-20 Maj 2023)

Pagesa e trajnimit eshte 2700 leke dhe behet ne banke nese merret me shume se 70 % e testit.

Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.

Suksese dhe pune te mbare!

Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interesit komercial.

Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.

KY AKTIVITET ESHTE AKREDITUAR NGA ASCKSHSH DHE I JANE NJOHUR 9 KREDITE.[:]

2 Thoughts on “Dentistria Klinike 1 date 20 Prill-20 Maj 2023[:]”

Leave a Reply