Aplikimi i polifarmacisë. Menaxhimi dhe siguria e mjekimit- Moduli I date 30 Shtator -30 Tetor 2024

Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise

Aplikimi i polifarmacise. Menaxhimi dhe siguria e mjekimit- Moduli I” 

 (30 Shtator – 30 Tetor  2024)

Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al

(Online Medical Information)

Qellimi i aktivitetit

Qellimi i ketij aktiviteti eshte informimi i profesionisteve te shendetit per zhvillimet me te reja ne fushen e polifarmacise.

Objektivat e aktivitetit

Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:

Njohurite e profesionisteve te shendetesise duhen shtuar ne manaxhimin sa me te mire te polifarmacise ne pacientet kronike. Nje profesionist i mireinformuar ndihmon ne rritjen e cilesise se shendetit te pacienteve.

Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:

Per te qene ne nivelin e duhur bashkekohor te trajtimit dhe te perkujdesjes te pacienteve, ne ofrimin e nje sherbimi cilesor shendetesor dhe edukim per pacientin per nje aderence maksimale ndaj terapise farmakologjike.

Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:

Ky trajnim ka per qellim perfshirjen e gjithe profesionisteve te shendetesise per nje edukim dhe informim me te plote me qellim permiresimin e manaxhimit te polifarmacise por gjithashtu edhe per nje informim persa i perket identifikimit te faktoreve qe cojne ne ulje te aderences dhe edukim per nderhyrje te suksesshme terapeutike.

Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti:

Ky trajnim eshte akredituar nga ASCK dhe i jane njohur 3 kredite. Kategoria: Farmaciste.

Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.

Testi eshte i perbere nga 19 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.

Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit

 (30 Shtator – 30 Tetor  2024)

 

Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.

Suksese dhe pune te mbare!

Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interesit komercial.

Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.

5 Thoughts on “Aplikimi i polifarmacisë. Menaxhimi dhe siguria e mjekimit- Moduli I date 30 Shtator -30 Tetor 2024”

Leave a Reply