Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat 15 Qershor-15 Korrik 2018
Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise
“ Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat”
(15 Qershor- 15 Korrik 2018)
Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al
(Online Medical Information)
Qellimi i aktivitetit
Qellimi i ketij aktiviteti eshte informimi i profesionisteve te fushave te ndryshme te mjekesise persa i perket perdorimit te sigurte te suplementeve bimore dhe ushqimore qe ne nivel global kane nje trend rrites dhe konsiderohen nga shume si alternativa zevendesuese te mjekimeve tradicionale. Si cdo produkt tjeter edhe keto kane efekte anesore dhe duan perkujdesje ne perdorim. Per kete arsye duhen informuar profesionistet e shendetesise ne menyre qe te bejne nje zgjedhje me te sigurte dhe te edukojne dhe pacientin per perdorimin e drejte te suplementeve.
Objektivat e aktivitetit
Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:
Njohurite e profesionisteve te shendetesise duhen shtuar dhe riperterire ne fushen e perdorimit te suplementeve bimore dhe ushqimore. Nje profesionist i mireinformuar ndihmon ne rritjen e cilesise se shendetit te pacientit
Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:
Per te qene ne nivelin e duhur bashkekohor te perdorimit, trajtimit dhe te perkujdesjes ndaj pacienteve me rritjen e njohurive per perdorimin me te sigurte te mundshem te suplementeve
Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:
Ky trajnim ka per qellim perfshirjen e gjithe profesionisteve te shendetesise ne promovimin e nje jetese te shendetshme dhe ne parandalimin e nderveprimeve te mundshme te padeshiruara mes barnave dhe suplementeve qe con ne probleme me shendetin e pacientit
Kategoria kryesore e profesionistëve pjesëmarrës në aktivitet, për të cilët është përgatitur aktiviteti:
Mjeke specialiste
Mjeke familje
Farmaciste
Mjek Stomatologe
Infermiere
Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.
Testi eshte i perbere nga 20 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.
Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit
(15 Qershor- 15 Korrik 2018)
Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.
Suksese dhe pune te mbare!
Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interesit komercial.
Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.
KY AKTIVITET ESHTE I AKREDITUAR NGA QKEV DHE I JANE NJOHUR 9 KREDITE.
Dokumente
Testi i vleresimit te Trajnimit “Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat” 15 Qershor- 15 Korrik 2018
12 Thoughts on “Suplementet ushqimore/bimore, perdorimi i sigurte i tyre dhe nderveprimet me barnat 15 Qershor-15 Korrik 2018”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje. Une jam moderatorja online e ketij trajnimi. Trajnimi fillon zyrtarisht neser ne daten 15 Qershor dhe zgjat 1 muaj deri ne daten 15 Korrik.
Per cdo pyetje dhe paqartesi ju lutem mos hezitoni te kontaktoni.
Faleminderit dhe pune te mbare
Pershendetje. Une u regjistrova te trajnimi. Si do punoj me materialet? Sa kohe kam per te plotesuar piket? Faleminderit
Pershendetje Flora. Faleminderit per pyetjen. Ky eshte nje trajnim online qe eshte aktiv deri ne daten 15 Korrik.
Aty ku thote DOKUMENTE ke materialet e trajnimit qe mund ti lexosh ose ti ruash si dokument pdf ne kompjuter. Te rekomandoj ti lexosh njehere materialet pastaj te synosh te plotesosh testin e njohurive. Kjo per arsye pasi testi mund te jepet vetem njehere dhe duhet te marresh mbi 70% te pikeve qe te kualifikohesh. Gjithashtu plotesohet dhe testi i vleresimit per trajnimin. Ky eshte nje test qe na ndihmon ne si organizatore te shohim ku jane pikat qe mund te permiresojme ose te punojme me shume nese do kete nevoje.
Sa per sqarim, aktualisht aktiviteti eshte ne proces akreditimi nga QKEV. Vetem kur te marrim nje njoftim zyrtar do ju njoftojme per ceshtjen e krediteve.
Te faleminderit dhe per cdo pyetje tjeter qe mund te kesh mos hezito te shkruash.
Pershendetje sapo e përfundova testin por ne pyetjen e 16 dhe pse jam përgjigjur sakte me thote qe eshte e gabuar dhe pergjigjen e sakte e ka dhene serish si une.
Pershendetje Erjona. Po flas me adminin se do jete bere ndonje gabim ne hedhje. Te faleminderit shume.
Tani eshte ne rregull pergjigja e pyetjes 16. Ishte nje gabim ne hedhje. Faleminderit Erjona.
Pershendetje une e bera testin dhe mora 70%. Si do veprohet me tej, si do kalojne kreditet? Faleminderit
Marjana pershendetje. Sic eshte shkruar dhe me larte te komentet, trajnimi eshte ne proces akreditimi. Do ju njoftojme kur te marrim nje njoftim zyrtar. Faleminderit
Faleminderit per temen. Per ne si mjek familje kush jane suplementet me te mira dhe te sigurta qe tu rekomandojme pacienteve ? Faleminderit
Pershendetje Xhovalin. Te falenderoj per pyetjen. Qellimi i ketij trajnimit eshte te njihemi me mundesine qe ka cdo suplement ushqimor apo bimor qe te nderveproje me barnat apo ushqimet dhe te japi efekte anesore qe mund te jene te lehta deri ne forma te renda
Ajo qe duhet patur parasysh dhe qe ne si profesioniste shendetesie mund tju rekomandojme pacienteve jane:
1. te kontrollojne daten e skadences
2. te kontrollojne qe produkti mos te jete i demtuar apo i hapur
3. aty ku eshte e mundur te kontrollohet nese produkti eshte prodhuar sipas standarteve GMP.
4. Produktet qe kane te shenuar si principet aktive dhe lendet eksipiente (lidhese) jane ato qe japin nje informacion me te plote per produktin.
5. Mire eshte qe ne cdo konsultim qe mund te keni me pacientin ta pyesni ate nese eshte duke mare suplemente pasi pacienti ne shume raste nuk i jep rendesi perdorimit te tyre ngaqe ekziston ky perceptimi gabuar se jane te sigurta apo pa efekte anesore.
6. Duhen patur kujdes, sic eshte permendur dhe ne trajnim pacientet qe ju nenshtrohen nje nderhyrje kirurgjikale apo qe perdorin barna anti-koagulante.
Edukimi i profesionisteve te shendetesise per perdorimin e kujdesshem te suplementeve eshte shume i rendesishem pasi perdorimi i tyre keto dekakat e fundit eshte rritur ne menyre te ndjeshme.
Faleminderit
Prsh po ne qe e kaluam testin me90%. Si do procedojm per te perfituar kreditet. Cfare duhette bejme tjeter.
Esmeralda ky trajnim ka mbaruar. Te lutem shkruaj te faqja e trajnimit qe eshte aktualisht aktiv. Faleminderit