1000 Ditet e Para te Jetes – Moduli II
Trajnim Online per Profesionistet e Mjekesise
“ 1000 Ditet e Para te Jetes – Moduli II”
(26 Mars – 26 Prill 2025)
Ky aktivitet organizohet nga Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesor Santa Maria” nepermjet Portalit Mjekesor omi.al
(Online Medical Information)
Qellimi i aktivitetit
Qellimi i ketij aktiviteti eshte t’u ofrojë profesionistëve të kujdesit shëndetësor, një kuptim gjithëpërfshirës të rolit kritik të mikrobiotës qe nga lindja deri në femijerine e hershme.
Objektivat e aktivitetit
Objektiva të lidhur me njohuritë e profesionistëve:
Ky trajnim synon të rrisë njohuritë dhe kompetencat e profesionistëve të kujdesit shëndetësor në lidhje me rolin e mikrobiotës në rritje dhe zhvillimin e fëmijëve.
Objektiva të lidhur me aftësitë e profesionistëve:
Ky trajnim është projektuar për të pajisur profesionistët e kujdesit shëndetësor me njohuri dhe aftësi për të integruar shkencën e mikrobiotës në praktikën e tyre për rezultate të përmirësuara të shëndetit të fëmijëve..
Objektiva të lidhur me qëndrimet e profesionistëve:
Qëndrimi i përditësuar i profesionisteve te shendetesise per ndikimin e mikrobiotës ne shendetin e njeriut dhe te identifikoje faktorët e rrezikut per te bere rekomandimet per ndërhyrjet e duhura për të mbështetur mikrobiotën e shëndetshme.
Ne menyre qe profesionistet te perfitojne kreditet duhet qe te plotesojne nje test.
Testi eshte i perbere nga 10 pyetje. Pyetjet jane ne forme quizi ku pergjigjja e sakte eshte vetem 1.
Per te perfituar kreditet ju duhet te merrni 70 % e siper te testit. Testi do behet i aksesueshem nga pjesemarresit ne datat e trajnimit
(26 Mars – 26 Prill 2025)
Ju lutem merrni kohen e duhur per studimin e materialit dhe plotesimin e testit.
Suksese dhe pune te mbare!
Qendra e Trajnimit Santa Maria nuk ka asnje lidhje financiare me asnje pale te interesit komercial.
Ne trajnim nuk eshte perdorur asnje material me qellim promovues apo per reklamim.