Probiotik është një term i përgjithshëm për mikroorganizmat e gjalla te quajtura shpesh edhe “ bakteret miqesore “ qe japin perfitime shendetesore per organizmin.
Keto mund te jene baktere apo kerpudha qe jane te ngjashme me ato qe gjenden brenda organizmit dhe sidomos ne traktin digjestiv . Probiotiket tashme jane suplemente dhe shtesa ushqimore te mirenjohura , te perdorura me se shumti per te promovuar nje tretje sa me te shendetshme .
Pse i perdorin njerezit Probiotiket ?
Probiotiket funksionojne duke balancuar nivelin e mikroorganizmave ne zorre . Ato reduktojne nivelin e baktereve te demshme . Probiotiket vleresohen edhe per rolin e tyre ne fuqizimin e sistemit imunitar .
Edhe pse studimet jane ne vazhdim , ka evidenca te qarta se probiotiket mund te jene te dobishem ne trajtimin e sindromit te zorres se irrituar , kolitit , akneve , ekzemave tek femijet etj. Probiotiket mund te perdoren edhe si shoqeruese gjate perdorimit te antibiotikut per te parandaluar diarrene dhe efektet e ndryshme anesore qe vihen re ne te tilla raste .
Përveç kësaj shkencëtarët janë duke i studiuar probiotiket për të përcaktuar nëse ato mund të ndihmojnë ne :
– disa lloje të ulcerash te stomakut (ata të shkaktuar nga H. pylori ),
– infeksione (të traktit urinar , vaginale, gastro intestinale , sinuseve , sistemit respirator etj)
– semundjet e dhembeve
– semundjet e melcise
– format e ndryshme alergjike etj
Ata janë gjithashtu duke testuar probioket për të parë nëse ata mund të ndihmojnë në parandalimin e përsëritjes së kancerit të zorrës së trashë .
Ka shumë lloje të probiotikesh qe perfshijne : laktobacilet ( acidophilus Lactobacillus dhe Lactobacillus GG ) , bifidobacteria (si Bifidobacterium Bifidus ) dhe disa mykrash (si Saccharomyces boulardii ) .
Probiotike të ndryshem kanë efekte të ndryshme . Perpara se te filloni perdorimin e probiotikeve eshte mire te konsultoheni me mjekun apo farmacistin tuaj per te percaktuar se cili nga probiotiket eshte ai i duhuri per ty .
Shpesh hasim termat : Probiotik dhe Prebiotik
Prebiotiket jane perberes jo te tretshem te ushqimeve , qe perdoren per te nxitur rritjen e baktereve probiotike ne organizem duke siguruar keshtu nje ambient te pershtatshem ne te cilen probiotiket kryjne aktivitetin e tyre .
Mund te rastise te hasim edhe termin Synbiotik qe thote nje kombinim i Probiotikeve me Prebiotik .
Sa doza probiotikesh duhet të merrni ?
Për shkak se ka nje numer te madh te llojeve te probiotikeve , mund te themi se nuk ka ndonje studim te mirefillte per dozen maksimale ditore te marrjes se tyre . Per kete qellim duhet konsultuar me farmacistin ose mjekun tuaj per te marre nje doze ditore optimale dhe per te shmangur mbidozimin , duke pase parasysh referencat per shume nga probiotiket qe jane marre ne studim .
Psh per Lactobacillus acidophilusranges doza ditore llogaritet nga 1 miliard ne 10 miliard organizma te gjalla e ndare ne 3-4 doza .
A mund te merren probiotiket ne menyre natyrale permes ushqimeve ?
Probiotiket gjenden natyrshem ne shume ushqime . Ato mund te shtohen ne lloje te ndryshme ushqimesh si koset e frutave , lakrat turshi , pije soje dhe ne shume pije te tjera .
Cfare rreziqesh mund te paraqesin Probiotiket ?
– Efektet anësore
Probiotiket mendohet se kane fare pak efekte anesore . Ne disa raste ato mund te shkaktojne fryerje barku dhe gazra . Ne raste te tilla keto efekte anesore minimizohen duke ulur dozen ditore te probiotikut .
– Ndërveprimet
Nqs keni ndonje problem shendetesor apo keni medikamente qe i merrni ne menyre te vazhdueshme , duhet te konsultoheni me mjekun ose farmacistin tuaj perpara se te perdorni probiotike .
Psh: Probiotiket mund te nderveprojne me barnat imunosupresive .
– Rreziqet
Nëse keni : sëmundje apo demtime te zorrëve , HIV , kancer , një sistem të dobësuar imunitar , apo baktere te tepërta në zorrët e tua – mos përdorni probiotike pa u konsultuar më pare mjekun apo farmacistin tuaj .