Ne daten 15 Qershor 2019, u zhvillua ne  ambientet e Aristotle University ne Selanik trajnimi i radhes i Federates Nderkombetare te Obesity ( World Obesity Federation)  me teme:

” Te rimendojme bazat e kujdesit per obezitetin”

Nje trajnim ku merrnin pjese profesioniste nga 31 vende te ndryshme te botes.  

Te dhenat e fundit te Organizates Boterore te Shendetesise tregojne per nje rritje ne nivele alarmante te obezitetit edhe ne vende mesdhetare si Greqia, ku mbi 50% e popullsise vendase eshte mbi peshe. 

Rritja e jetes sedentare, konsumi i ushqime te pasura me energji po jo ne vlera ushqyese, gjenetika, perballja gjithmone e me shume me nje ambjent obezogjenik jane vetem disa nga faktoret e permendur ne rritjen e kesaj epidemie globale. 

Sipas  Prof. Carel Le Roux, ka ardhur koha qe qeverite dhe politikberesit ta vleresojne Obezitetin si nje semundje kronike dhe jo vetem si faktor risku per semundje te tjera kronike si Diabeti, Semundjet kardiovaskulare, Osteoartriti, Apneja e gjumit etj. 

Falenderojme World Obesity Federation qe na dha mundesine te ishim pjese e ketij aktiviteti me disa nga ekspertet me te mire europiane ne fushen e Obezitetit. 

5 Thoughts on “SCOPE School 2019- Selanik”

Leave a Reply