Dje u zhvilluan aktivitete ne mbare vendin ne kuader te Dites Boterore te Diabetit, qe zhvillohet cdo date 14 Nentor.
Kjo date simbolike eshte perzgjedhur ne nder te dites se lindjes se Sir Frederick Banting, i cili se bashku me Dr. Charles Best ne vitin 1921 zbuluan insulinen.
Dhe kete vit, tema e zgjedhur nga Federata Nderkombetare e Diabetit ishte per Familjen.
Motoja e aktiviteteve ishte “ MBRO FAMILJEN TENDE”.
Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesore Santa Maria ne bashkepunim me Njesine Vendore te Kujdesit Shendetesor Puke, realizoi nje fushate depistimi ne qytetin e Pukes. Interesi i qytetareve ishte i madh, ku pervec matjeve te glicemise dhe tensionit ju ofrua dhe keshillim dhe edukim shendetesor nga stafi i perkushtuar i NJVKSH Puke.
I falenderojme nga zemra, per pritjen e ngrohte qe na bene dhe punen plot pergjegjesi dhe perkushtim qe ofrojne cdo dite per qytetaret.
Qendra e Trajnimit Profesional Mjekesore Santa Maria, do vazhdoje gjate gjithe muajit Nentor te zhvilloje aktivitete edukimi ne kuader te sensibilizimit per diabetin.
Gjejme rastin te falenderojme dhe njehere IDF ( Federaten Nderkombetare te Diabetit) qe na ka perzgjedhur si nje nga 10 qendrat e edukimit te diabetit ne Europe.
12 Thoughts on “Dita Boterore e Diabetit 14 Nentor 2019”