Qendra e Trajnimit Mjekesor Santa Maria per vitin 2017 ka patur shume aktivitete si brenda ashtu edhe jashte vendit.
Aktivitetet brenda vendit jane fokusuar kryesisht ne trajnimet online ne kuader te edukimit ne vazhdim qe shoqata jone ka kryer me profesioniste te ndryshem te mjekesise si : mjeke , farmaciste , stomatologe dhe infermiere .
Keto aktivitete kane qene te akredituara dhe te monitoruara nga Qendra Kombetare e Edukimit ne Vazhdim (QKEV) me te cilen kemi nje bashkepunim shume korrekt.
Jane kryer gjithsej 13 trajnime te cilat jane organizuar nepermjet portalit tone online www.omi.al . Interesi i profesionisteve te mjekesise per keto aktivitete ka ardhur gjithnje ne rritje .

Tek aktivitetet nderkombetare ne te cilet ne kemi marre pjese me punimet tona shkencore , mund te themi qe viti 2017 ka qene nje vit shume i sukseshem per ne ashtu si viti paraardhes.

Scient Global Conference 2017  i  zhvilluar ne Las Vegas SH.B.A ne mars 2017.

Ne kete Konference  u prezantuam me  studimin me teme :

“Patient  perspectives about weight management services in Albanian Community Pharmacies”

KKSHM 2017  Konferenca Kombetare e Shkencave Mjekesore qe u zhvillua ne Tirane, ne Prill.

Ne kete Konference u prezantuam me studimin me teme :

“Perceptimi i pacientit per rolin e farmacistit ne manaxhimin e semundjeve kardiovaskulare.”         

 

 

 

Kongresi Europian i Endokrinologjise ECE 2017 i organizuar nga Shoqata Europiane e Endokrinologjise – ESE
Ky kongres u zhvillua ne datat 20- 23 Maj 2017  ne Lisbone, Postugali.

Ne kete Kongres  per te katertin vit rradhazi u prezantuam me studimin tone me teme :

“Associations between dietary food patterns and Metabolic   Syndrome  risk in Albanian adolescents.”

 

EuroHeartCare 2017   Kongresi Vjetor i CCNAP ( Council of Cardiovascular Nurses and Allied Professionals), nendege e ESC ( European Society of Cardiology), hapi dyert nga datat 18-20 Maj ne Jonkoping, Suedi.                  

Ne kete Kongres, per te katertin vit rradhazi u prezantuam me studimin :

Promoting physical activity in patients with cardiovascular diseases, GPs and other healthcare professionals’ practice and needs

 

 

  ECO 2017 Kongresi Vjetor i Shoqates Europiane te Obezitetit ( EASO) u zhvillua ne datat 23-26 Maj ne Porto, Portugali.

Ne kete kongres ishim pjesemarres per here te pare dhe u paraqitem me temen:

Are pharmacists ready to reduce the burden of obesity?”

 

  KSN 2017  Kongresi Vjetor i Shoqates Koreane te Nefrologjise hapi dyert nga datat 18-21 Maj ne Seoul, Kore e Jugut.

Ne kete kongres ishim pjesemarres per here te pare dhe u paraqitem me temen:

“ Uncontrolled use of antibiotics in the treatment of uncomplicated UTIs by Albanian community pharmacists”

 

EULAR 2017 Kongresi Vjetor i Shoqates Europiane te Reumatologjise u zhvillua ne Madrid, Spanje nga datat 14-17 Qershor 2017.

Ky ishte nje vit jubile per EULAR se ishte vit jubile ( 75 vjetori i Kongresit).                

Ne kete kongres ishim pjesemarres per here te pare dhe u paraqitem me temen:

Awareness of possible side effects of NSAIDs  among the Albanian patient population.”

 

 

 

ESH 2017  Kongresi Vjetor i Shoqates Europiane te Hipertensionit u organizua ne Milano , Itali nga datat 16-19 Qershor ne Mico Congressi Milano.

Kongresi i ESH eshte me i rendesishmi ne Europe ne fushen e hipertensionit. Ne kete kongres kishte nje pjesemarrje globale dhe shume cilesore.

Ne kete kongres ishim pjesemarres per here te pare dhe u paraqitem me temen :

“ Use of Herbal Supplements among Hypertensive Populations in Albania”

 Kongresi ASME ASM 2017, Kongresi Vjetor i Shoqates Europiane te Studimeve Mjekesore u zhvillua prane University of Exeter, Angli.

Pjesemarrja ishte shume kenaqshme dhe studimet e prezantuara ishin te shumta dhe mjaft te larmishme.
Qendra e Trajnimit Mjekesore Santa Maria, ka nderin te jete anetare institucionale e kesaj organizate nderkombetare qe ka fokusin e saj primar : EDUKIMIN MJEKESOR.
 
Qendra e Trajnimit Mjekesor SANTA MARIA mori pjese ne kete kongres dhe u prezantua me studimin e saj ne formen “Poster Presentation” me teme:

“Development and assessment of an E-learning course  on “Cardiovascular Diseases Management “ for community pharmacists and other healthcare professionals”

 

 

Image result for esc congress 2017   Kongresi Europian i Kardiologjise ESC 2017  u organizua nga Shoqata Europiane e Kardiologjise – ESC
Ky kongres u zhvillua ne datat 26 – 30 Gusht 2017  ne Barcelone, Spanje.
Qendra e Trajnimit Mjekesor SANTA MARIA u ftua  per te dytin vit rresht nga Komiteti Organizativ i ESC per te marre pjese ne kete eveniment te mjekesise boterore dhe ju akordua edhe nje grant edukimi (ESC Educational Grant)

 

 

Kongresi Boteror i Psikiatrise WPA 2017 u organizua nga Shoqata Boterore e Psikiatrise ( World Psychiatric Association) nen mbeshtjetjen e vecante te Shoqates Gjermane te Psikiatrise ( DGPPN)  dhe u mbajt ne qendren e kongreseve Messe Berlin, Berlin Gjermani nga data 8 deri 12 Tetor.

Pjesemarrja ishte e jashtezakonshme dhe studimet e prezantuara ishin te shumta dhe mjaft te larmishme ne fushen e psikiatrise.
 
Qendra e Trajnimit Mjekesor SANTA MARIA pati nderin te ishte pjese aktive ne kete kongres dhe u prezantua me studimin e saj ne formen “Poster Presentation” me teme:

Counselling patients with psychotropic drugs vs. other diseases prescriptions- the situation in Albanian Community Pharmacies

 

Qellimet per vitin 2018 :

– Qendra e Trajnimit Mjekesor Santa Maria ka si synim qe ne aktivitetet e organizuara prej saj ne kuader te edukimit ne vazhdim , te rrise larmishmerine e temave duke i bere me interesante dhe te vlefshme per praktiken e perditshme te profesionisteve te mjekesise.
– Qendra e Trajnimit Mjekesor Santa Maria per vitin 2018 ka ne plan te kete nje numer edhe me te madh te punimeve shkencore te prezantuara ne kongreset me te rendesishme te mjekesise boterore.

Leave a Reply