pregnant-woman-with-flower

Perdorimi i sigurt i mjekesise bimore gjate shtatzanise eshte nje pikepyetje e madhe.
Nga njera ane, autoritetet rregullatore, ndjekin politikat qe ne rast se nje produkt nuk i eshte nenshtruar provave klinike atehere nuk duhet te perdoret gjate shtatzanise dhe si rrjedhoje meqense per shumicen e bimeve nuk ka studime te mirefillta shkencore, atehere vetem pak bime mund te perdoren. Por nga ekperienca shume shekullore ka shume bime qe konsiderohen te sigurta per tu perdorur ne shtatzani.

Llojet e rreziqeve

Rreziqet qe mund te shfaqen nga perdorimi i nje bime gjate shtatzanise jane :

1. toksicitet nenes, e cila indirekt mund te demtoje shendetin dhe zhvillimin e femijes
2. toksicitet femijes
3. malformime te fetusit
4. rrezik i rritur per abort
5. shendet i paket pas lindjes i femijes.

Ne mjekesine bimore, nese bimet e njohura me efekt toksik menjanohen, atehere nuk duhet te kete problem ne perdorimin e bimeve. Rreziku i shtuar i abortit eshte pjesa qe studiohet me shume ne perdorimin e bimeve ne shtatzani. Bime qe rrisin rrezikun per te shkaktuar abort quhen emenagoge .

Siguria e perdorimi te bimeve gjate shtatzanise

Ndonese eshte e konsideruar e sigurte te pershkruash bime gjate shtatzanise, kjo duhet bere vetem nese eshte vertete e nevojshme. Te gjitha llojet e mjekimeve, perfshi ketu edhe bimet duhen perdorur ne minimum gjate tremujorit te pare te shtatzanise, edhe pse eshte e pranueshme te perdoren preparate bimore per te trajtuar nauzene dhe te vjellat e mengjesit apo kercenimin per abort ne kete periudhe.
Kujdes ne perdorimin e bimeve duhet patur sidomos ne rastet e grave qe kane pasur rrezik aborti me pare apo qe kane veshtiresi per te ngelur shtatzane.
Ka disa kontradikat ne perdorimin e disa bimeve qe jane menduar te sigurta gjate shtatzanise.
Psh sipas disa farmakopeve perdorimi i aloe veras si laksativ gjate shtatzanise nuk ka qene i rekomanduar, mendohej se mund te shkaktonte abort. Sidoqofte disa studime rasti te nje grup grash shtatzana qe kane perdorur aloe ne doza shume te larta gjate shtatzanise nuk coi ne probleme aborti, por pati vetem nje hemoragji te lehte vaginale. Gjithashtu nuk ka fakte qe sena eshte e pasigurte per tu perdorur gjate shtatzanise.
Nuk rekomandohet te perdoren gjate shtatzanise vajra te pastra esenciale. Kjo per arsye se vajrat esenciale jane forma shume te perqendura, psh nese bima e kamomilit permban rreth 0.5% vaj , vaji i paster esencial eshte rreth 200 here me i forte.
Asnje bime e pershkruar si emenagoge, nuk duhet te jepen ne doza te medha ( me shume se 1 gr ne dite). Shumica e ketyre bimeve jane te rekomandueshme qe mos te perdoren.
Kokrrat e trendafilit te eger nuk rekomandohen te perdoren shume ne trimestrin e pare te shtatzanise. Kjo sepse kane efekt stimulues te uterit dhe mendohet se mund te jene shkaktar aborti.

Emenagoget

Ne mjekesine bimore, termi emenagog perdoret shpesh si bime qe nxit arrdhjen e ciklit menstrual. Ato rekomandohen ne rastet e femrave me vonese te ciklit dhe jane te kundraindikuara ne shtatzani.
Keto lloj bimesh nuk duhet te perdoren, pasi edhe ne doza te vogla ato
mund te bejne stimulim te mitres dhe te shkkatojne abort.

Disa shembuj bimesh me efekt toksik tek grate shtatzana mund te permendim :
1. bimen e njemijefleteshit – ne doza te larta
2. uve- ursi – ne doza te larta
3. kanella
4. sherebela ne doza te larta
5. digitaliket
6. efedra
7. lulekuqet
8. vaji i ricinit et

Leave a Reply