Sipas Federates Nderkombetare te Diabetit (IDF)  sot ne bote jane  rreth 415 milion njerez qe vuajne nga diabeti melitus dhe ky numer pritet te shkoje ne 642 milion ne vitin 2040.

Tema e ketij vitit te Muajit te Ndergjegjesimit per Diabetin qe IDF kishte zgjedhur ishte :

” DIABETI SHQETESIM PER CDO FAMILJE”.

Sipas Infografikeve te publikuara nga IDF , 1 ne 5 profesionist shendetesie nuk merr edukim te metejshem pas-universitar ne fushen e diabetologjise. 

Gjithashtu me pak se 1 ne 2 persona me diabet dhe 1 ne 4 familjare te nje personi me diabet kane akses ne edukim shendetesor per semundjen e diabetit dhe komplikimet e shumta te saj.

Edukimi shendetesor per te semurin me diabet eshte nje nga shtyllat me te rendesishme te manaxhimit sa me efektiv te kesaj semundje me permasa epidemike globale. 

Se fundmi Federata Nderkombetare e Diabetit, ka nisur nje projekt edukimi per profesionistat e shendetesise per te perditesuar njohurite e tyre profesionale.

Per kete IDF ka krijuar IDF School of Diabetes, ku keto programe edukimi jane te vlefshme ne 3 formate:

A. Diabetes Educator – per farmaciste, dietologe, infermiere, psikologe, dhe paciente me diabet. 

B. Diabetes Education for GP- per mjeket e sherbimit primar

C. Diabetes Education for Specialist- trajnimi i avancuar per mjeket specialiste. 

https://www.idfdiabeteschool.org/CertificateCourse

 

 

 

 

 

Leave a Reply