acne pic 1

Vera eshte nje nga stinet me te bukura te vitit.  Ne shume literatura mund te lexohet se vera i permireson aknet por vlen te permendim se : aktiviteti i gjendrave yndyrore te nxitura edhe nga temperatura e larte rritet keshtu qe prodhohet me shume sebum dhe duke i shtuar kesaj edhe ndotjen e ajrit qe ne vere eshte me e theksuar kemi te bejme me nje perkeqesim te akneve.

Mendohet se rrezet UV te diellit kane efekt anti bakterial por e verteta eshte se vetem rrezet UV me gjatesi vale  < 280 nm e kane kete veprim. Fatkeqesisht atmosfera e Tokes i frenon keto rreze keshtu qe nuk perfitohet veprimi antibakterial aq i perfolur per aknet.

Ne mund te marrim disa masa te thjeshta mbrojtese gjate periudhes se veres :

1 Kontrolli i yndyres se fytyres.

Temperaturat e larta dhe lageshtira bejne qe te kete ne rritje te prodhimit te yndyres nga gjendrat perkatese. Sasia e yndyres mund te mbahet nen kontroll me ane te larjes se fytyres 2 here ne dite  me shkume larese ose ndonje lares tjeter profesional . Nqs lekura juaj behet shume e yndyrosur mund te behet edhe nje pastrim ne mesdite.

Por nuk duhet bere zakon nje pastrim i shpeshte atehere kur nuk eshte realisht e nevojshme. Per shume njerez pastrimi 1 here ne dite eshte mundesia e vetme qe lekura toleron . Pastrimi i shpeshte mund te demtoje barrierat mbrojtese te lekures duke shkaktuar nje tharje te tejskajshme dhe irritim te saj gje qe mund te perkeqesoje shperthimin e akneve.

2 Perdorni nje zbutes lekure me te lehte.

Nqs keni perdorur nje zbutes lekure gjate periudhes se fresket te vitin tani duhet te perdorni nje zbutes sa me te lehte per periudhen e ngrohte . Nje zgjidhje do te ishte psh zvendesimi i kremit zbutes me locion zbutes. Zgjedhje e kremit ose locionit zbutes ka nje rendesi te vecante pasi lekura te ndryshme kane reagime te ndyshme ndaj tyre. Duke bere zgjedhjen e duhur  te zbutesit arrihet te mbahet nen kontroll trajtimi i akneve tek lekurat e thata dhe delikate .

3 Perdorni nje krem mbrojtes kundra diellit sa me cilesor.

Shume preparate mjekesore qe perdoren per trajtimin e akneve ( psh Retin A , BenzaClin) e bejne lekuren tuaj me te ndjeshme ndaj rrezeve te diellit , keshtu qe perdorimi  rregullt i nje kremi me faktor mbrojtes kundra diellit (SPF) eshte nje domosdoshmeri.

Asnje nuk deshiron djegie nga rrezet e diellit.Ne shume raste nxirja nuk eshte e shendetshme per lekuren e fytyres me akne. Nxirja e tepruar shkakton nje plakje te parakohshme te lekures dhe mund te kete predispozita edhe per Ca te lekures.

Rekomandohet te perdoret krem me SPF te pakten 15 por me e mira eshte te jete tek SPF 30. Mund te perdoret edhe krem dielli i ngjyrosur ( qe zgjidhet ne baze te ngjyres se lekures ) i cili jep nje mbulim te mire te akneve pa pasur nevoje per preparate te tjera te Makeup –it. Kjo eshte nje zgjidhje e mire sidomos per meshkujt te cilet duan te qetesojne ate skuqjen e bezdisshme qe krijojne aknet ne fytyre.

4 Larje pas djersitjes.

Djersa mund te irritoje aknet. Rekomandohet larje pas punes apo pasi te jeni djersitur. Mund te perdorni nje lares  permbajtje te acid salicilik nqs keni pika te zeza ose me benzyl peroksid nqs keni pucra te inflamuara. Sa me shpejt te largoni djersen me ane te larjes aq me shume ndihmoni ne reduktimin e shperthimeve te akneve.

Gjate veres ne te cilen ka nxehtesi dhe lageshtire mund te jeni te prirur per tu prekur nga ajo qe quhet akne mekanike. Akne –ja mekanike  zhvillohet kur lekura i nenshtrohet nje nxehtesie te tepert kjo gjithashtu e kombinuar edhe me ferkimin e rrobave ose te pajisjeve te tjera ( psh sportive) qe njeriu mban veshur.

Material i marre nga DermNet NZ me leje te vecante per Omi.al

Leave a Reply