Apple, pear, tape and glucometer

Shume paciente me diabet mellitus perdorin mjekesine bimore dhe alternative per te permiresuar gjendjen e tyre shendetesore.

Psh. ata mund te perdorin akupunkturen per te lehtesuar simptomat e dhimbjes qe mund te shkaktohen nga neuropatite diabetike.

Nje pjese tjeter perdorin suplementet per te permiresuar dhe kontrolluar nivelin e glukozes ne gjak, dhe per te ulur incidencen e semundjeve kardio- vaskulare.

Disa nga suplementet me te perdorura ne pacientet qe vuajne nga diabeti jane :

–  Acidi alpha- lipoic ( ALA) ose acidi lipoik.

Kjo eshte nje substance anti- oksidante qe mbron qelizat nga demtimet. Acidi lipoik gjendet ne disa ushqime te caktuara si : melcia, spinaqi, brokoli dhe patatet.  Disa paciente e marrin kete suplement me shpresen per te permiresuar nivelet e glukozes ne gjak, ndersa disa te tjere per te parandaluar ose trajtuar neuropatite diabetike. Acidi alpha lipoik tregtohet ne forme tabletash ose kapsulash.

Jane bere disa studime qe kane treguar per efektin pozitiv te saj per uljen e sheqerit ne gjak dhe per rastet e neuropative diabetike,  por keto studime jane te kufizuara.Duhet patur gjithashtu kujdes se meqenese acidi lipoik mund ta uli  glukozen ne gjak, pacientet diabetike duhet te monitorojne ne menyre te vazhdueshme nivelet e sheqerit ne gjak.

–  Kromi

eshte nje element gjurme esencial qe organizmit i duhet ne sasi te vogla qe te funksionoje normalisht. Pacientet me diabet e marrin kete element per te ulur nivelin e glukozes ne gjak. Kromi gjendet ne disa ushqime te ndryshme, si mishi i kuq, dritherat dhe ne disa fruta dhe zarzavate. Ne forme suplementi ai tregtohet ne formen e kromium picolinate, kromium kloride dhe kromium nikotinate.

Megjithate duhet treguar kujdes ne perdorimin e kromit. Ai duhet perdorur ne sasi te vogla dhe per kohe te kufizuar sepse mund te shkaktoje probleme me veshkat.

– Omega 3

jane poli acide yndyrore jo te saturuara qe gjenden ne ushqime si peshku, vaji i peshkut, vajra vegjetale si vaji  sojes dhe arrat. Ato qarkullojne ne forme kapsulash ose ne forme pergatesash te lengshme.

Jane bere disa studime qe vleresojne efektin e omega 3 ne uljen e glukozes ne gjak dhe uljen e riskut per semundjet kardiovaskulare ne popullate, por jane te kufizuara.

– Polifenolet

jane lende antioksidante qe gjenden kryesisht te caji dhe cokollata e zeze. Kohet e fundit po behen studime per te pare efektin e tyre ne sistemin kardiovaskular dhe ne uljen e sheqerit ne gjak.

Studime laboratorike tregojne se EGCG, nje polifenol qe gjendet te caji jeshil ka efekt mbrojtes per zemren dhe ka efekt pozitiv ne uljen e nivelit te insulines dhe kontrollit te nivelit te glukozes ne gjak. Nuk eshte gjetur ndonje efekt anesor te ketyre polifenoleve te cajit jeshil ne organizem.  Megjithate caji jeshil permban nje sasi kafeine , prandaj nese konsumohet ne sasi te medha mund te shkaktoje gjendje pagjumesie, gjendje ankthi dhe irritim. Gjithashtu caji jeshil ka doza te vogla vitamine K, qe mund te coje ne ulje te efektit antikoagulant te disa medikamenteve si ato anti-koagulante.

 MATERIAL I MARRE NGA NATIONAL CENTER OF ALTERNATIVE AND COMPLEMENTARY MEDICINE ME LEJE BOTIMI PER OMI.AL

Leave a Reply